Donald Trump: “Brukseli? Tani nuk eshte me”

Sulmet terroriste te Brukselit nuk mund te mos komentoheshin nga Donald Trump, favoriti mes republikaneve per te qene kandidat per Shtepine e Bardhe ne zgjedhjet e nentorit ne Shtetet e Bashkuara.

Permes nje postimit te shkurter ne Twitter, miliarder ka thumbuar terthorazi politikat e emigracionit te Belgjikes.

“E mbani mend sesa i bukur dhe i paqte ishte dikur Brukseli? Jo me! Tani i takon nje bote tjeter”, shkruan Trump duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet te tregohen te vemendshme dhe te zgjuara ne kete pike.

Deklarata e Trump eshte me e moderuar ne krahasim me ate qe pasoi sulmet e Parisit, kur tha se do t’u ndaloje hyrjen ne Shtetet e Bashkuara te gjithe myslimaneve