Doni femije me te zgjuar dhe me aftesi sociale superiore? Shkenca thote kete

Nese jeni prind, ju doni me te miren per femijet tuaj. Por cila eshte nje menyre qe t’u jepni nje shtytje lart femijeve tuaj per shanse me te medha suksesi me vetem nje aftesi?

Inteligjenca me e madhe

Ne vitet e fundit, shkencetaret dhe kerkuesit kane bere zbulime ne te kuptuarin e tyre te fenomenit te bilingualeve. Ne te kaluaren, ekspertet mendonin mёsimi i nje gjuhe te dyte ishte nje “interference” qe pengonte zhvillimin akademik dhe intelektual. Por ne nje artikull te “New York Times” te titulluar “Pse Bilingualet jane me te zgjuar,” Yudhijit Bhattacharjee shpjegon se perse kjo interference eshte ne fakt nje gje e mire:

Ata nuk e kishin keq ne lidhje me interferencen: ka evidenca te mjaftueshme se ne nje tru bilingual te dy sistemet e gjuhes jane aktive edhe kur ai perdor vetem nje gjuhe, duke krijuar keshtu situata ku njeri sistem pengon tjetrin. Por kjo nderhyrje, tregojne kerkuesit, nuk eshte kaq handikap saç eshte nje bekim. Ajo forcon trurin te zgjidhe konfliktet e brendshme, duke i dhene mendjes nje stervitje qe forcon muskujt e tij konjitive.

Bhattacharjee citon kerkimin qe tregon se “eksperienca dygjuhesore” permireson aftesite e femijeve per te performuar detyra te tjera kerkuese menderisht, si plane, zgjidhje te problemeve dhe te qenit te fokusuar.
Por si nje prind, me siguri po shikoni per me shume se vetem femije “te zgjuar. Sa prej nesh duan femije gjeni te cilet thjesht jane “ndryshe” nga te tjeret? A mundet mesimi i nje gjuhe tjeter t’i ndihmoje femijet te zhvillojne aftesi me te mira sociale gjithashtu?

Ketu behet me interesante.

Shume e mire per aftesite gjuhesore

Katherine Kinzler, nje profesore e asociuar e psikologjise dhe zhvillimit njerezor ne Universitetin e Cornellit, publikoi nje shkrim ne New York Times muajin e kaluar te titulluar “Aftesite Sociale Superiore te Bilingualeve” (“The Superior Social Skills of Bilinguals.”) Kerkimi i fundit nga laboratori i psikologjise zhvilluese te Kinzler tregon se “ekspozimi multilingual permireson jo vetem aftesite konjitive te femijeve, por edhe aftesite e tyre sociale.”

Per shembull, nje studim tregon se si femijet bilinguale tregojne aftesi me te mira te pergjithshme te komunikimit se sa femijet monolinguale:

Ne morem nje grup femijesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nga moshat 4 deri ne 6 vjeç, nga sfonde te ndryshem gjuhesore, dhe i prezantuam me nje situate ne te cilen duhet te merrnin nё konsideratё perspektiven e dikujt tjeter per te kapur thelbin e saj.

Per shembull, nje e rritur i thoshte femijes: “Ohh, nje makine e vogel! A mund ta levizesh makinen e vogel per mua?” Femijet mund te shikonin tre makina-te vogeln, te mesmen dhe te madhen-por fёmija ishte ne nje pozicion qe te vezhgonte se personi i rritur nuk mund ta shihte makinen me te vogel. Meqenese e rritura mund te shihte vetem makinen e mesme dhe te madhe, kur ajo thoshte ‘makinen e vogel’, duhej t’i referohej makines se ‘mesme’ te femijes.

Ne gjetem se femijet bilinguale ishin me te mire se femijet monolinguale ne detyrat e tyre. Nese mendoni rreth kesaj, kjo ben vetvetiu sens. Te interpretosh menyren e te shprehurit te dikujt, shpeshhere nuk kerkon vetem te kuptosh permbajtjen e fjaleve, por edhe kontekstin e tij. Çfare di ose nuk di nje folese? Çfare u perpoq ajo te percillte? Femijet ne mjedise multilinguale kane eksperienca sociale qe mundesojne praktika rutine ne marrjen parasysh te perspektivave te te tjereve: Ata duhet te mendojne se cili flet çfare gjuhe dhe kujt, cili kupton çfare permbajtje dhe kohet dhe vendet ne cilat gjuhet e ndryshme fliten.

Ne esence, femijet qe flasin gjuhe te tjera jane me te sinkronizuar me te tjeret.

Po femijet te cilet flasin vetem nje gjuhe, por jane rregullisht te ekspozuar ndaj gjuheve te tjera?
Laboratori i Kinzler gjeti se “femijet te cilet ishin efektivisht monolinguale, por te ekspozuar rregullisht ndaj nje gjuhe tjeter, per shembull, ata qe kane gjysher te cilet kane folur nje gjuhe tjeter, ishin po aq te talentuar sa femijet bilinguale ne kete detyre.” Gjithsesi, Kinsey raporton se “ekspozimi” i femijeve nuk beri qe keta te performonin me mire se monolingualet e tjere ne detyrat konjitive.

Me fjale te tjera, vetem vendosja e femijeve ne kontakt me nje gjuhe tjeter (edhe kur nuk mesojne ta flasin rrjedhshem) mund te mos rrise domosdoshmerisht koefiçientin e tyre te inteligjences, por mund t’u jape atyre aftesi superiore komunikimi dhe te kontribuoje ne nje perspektive me te gjere.

Por nese doni qe te frymezoni kuriozitet natyral dhe dashurine per te mesuarin te femijet tuaj, mbani mend kete: Ju nuk keni nevoje te jeni bilinguale.

Vetem inkurajojini ata te jene.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al