Dopingu ne Rusi. Pezullohet zv ministri i sportit

Lidhur me artikullin:

“Do te ishte e gabuar qe atletet e paster te mos lejohen te marrin pjese ne Olimpiaden Rio 2016”.

Ky eshte qendrimi i Komitetit Olimpik Rus, vetem pak ore pas publikimit te raportit te WADA-s rreth akuzave per “Doping shteteror” te Moskes nga viti 2010 deri me 2015-en, qe mund te shoqerohet me perjashtimin e te gjithe atleteve ruse nga Lojerat Olimpike.

Komiteti Olimpik Rus theksoi se nuk eshte aspak dakord me ata qe pretendojne se perjashtimi i qindra atleteve te paster ruse nga Olimpiada do te jete nje pasoje e pranueshme pas akuzave te raportit per substanca te ndaluara.

Ne situaten e krijuar, zv.ministri rus i Sportit, Iuri Nagornykh eshte pezulluar nga detyra deri ne perfundim te nje hetimi te brendshem rreth skandalit te dopingut.

Vendimi u firmos nga kryeministri Dmitri Medvedev ne oret e vona te mbremjes se te henes. Nuk mungoi as reagimi i presidentit Vladimir Putin, qe pas raportit te publikuar nga WADA, premtoi pezullimin e perkoheshem te te gjithe drejtuesve publike, emrat e te cileve figurojne ne raportin e Agjencise Boterore te Anti-Dopingut.

Nderkohe, Komiteti Olimpik Rus hodhi dyshime rreth dokumentit te WADA-s, ne te cilin konfirmohet “dopingu shteteror” dhe pretendon “zhvillimin e hetimeve te metejshme, me pjesemarrjen e te gjithe paleve te perfshira”.

“Ata qe synojne te realizojne endrren olimpike nuk duhet te varen nga akuza te pabazuara apo nga veprimet kriminale te disa individeve”, thuhej ne qendrimin e Komitetit Olimpik Rus.