Doreheqja e Luiza Xhuvani nje maskarade???

Lidhur me artikullin:

Shumekush u cudit. Te marten ne oren 18:30 stafi i kryeministrit kishte lajmeruar nje konference shtypi lidhur me masakren e 4 te vrareve te Rruges se Elbasanit. Por ne vend te tij, fiks ne oren e caktuar, u shfaq deputetja dhe aktorja Luiza Xhuvani, nena e djalit qe dyshohej se kish lene pa jete kater persona.

Natyrisht ishte e derrmuar: Me gjithe peshen e nje prindi qe kupton per nje cast se ka deshtuar ne misionin e tij me te madh, edukimin e femijes, me gjithe dhimbjen e nje gruaje qe ndjente (ashtu sikurse do thoshte me pas Rama) se rruga e kthimit ne shtepi te birit te saj do te qe tejet e gjate, me gjithe shock-un e nje nene qe kupton se per hir te djalit te saj, kater te singjashme jane veshur me te zeza.

Luiza Xhuvani qe pane qindra mijera shqiptare ishte veshur krejtesisht si ne zi. Zeri i saj prej aktoreje qe i mekur. E gjitha dridhej, si nje njeri qe papritmas ka kuptuar se bota qe nga ngritur per 45 vite i eshte shembur. Me siguri ne keto momente shumekush ka pyetur: U lajmerua nje konference e kryeministrit, pse duhej te na dilte ne ekrane nena e djalit vrases? Cfare po ndodh? Pse ky spektakel?

Ne fakt e gjithe kjo skene ka qene e llogaritur mire nga regjizoret e mardhenieve publike te Edi Rames. Ajo ka qene nje levizje e llogaritur per te penguar ortekun qe po ngrihej. Opinioni qe po mbarsej me mllef dhe zemerim duhej qetesuar. Dhe ku kishte me mire sesa t’i hidhje perpara syve Lizen ne boten e saj te dhimbjes, te shkaterruar, qe dorezonte mandatin e saj te deputetit e qe kerkonte drejtesi per kater nenat e lenduara. Kur Luiza Xhuvani mbaroi fjalen qe ia kishin pergatitur, Edi Rama e mori ne krahe i lehtesuar. Manovra qe njerezit e tij kishin perpiluar per te zbutur skandalin dukej se po funksiononte. Por cfare luhej ne kulisa? Qe ne oret e para, kur u mor vesh lajmi, te gjitha mediat online dhe opozita filluan te nxjerrin skandalin e lirimit te Kostandin Xhuvanit, i cili kishte bere vetem 14 muaj burg per nje vrasje. Opinioni po mbarsej. Por gjithesesi kjo ngjarje i takonte kohes kur socialistet ishin ne opozite dhe megjithe nderhyrjet e linjave te tyre ne drejtesi, nje ngjarje e tille nuk i implikonte drejtperdrejt.

Opozita filloi te riqarkullonte edhe nje histori te dyte. Ate te Lazaratit. E pavertetuar dhe pa prova, ajo gjithesesi pretendonte se Kostandin Xhuvani kishte qene ne Lazarat, por ai qe sjelle nga vete policia me shpejtesi, perpara mediave ne Tirane, per te mbyllur skandalin. Edhe kjo histori i ndizte gjakrat, por duke qene se per te mungonin faktet, ajo nuk perbente ndonje problem te madh, per njerezit e kryeministrit qe masnin pulsin e opinionit publik.

Nje histori e trete, shume me shqetesuese dhe flagrante kishte nisur t’i friksonte. Ajo perbente nje skandal te vertete. Lapsi.al qe ne oret e para te se martes, i kishte ne duar dokumentat e ketij skandali. Por nga perkujdesja per t’i vertetuar dhe saktesuar, nuk i publikoi me urgjence ato. Ashtu sic u kuptua dhe me pas, te njejtat dokumenta i dispononte edhe opozita. Ndoshta i ka pasur edhe ndonje media tjeter. Me siguri edhe njerezit e Rames jane vene ne djeni te ekzistences se tyre. Skandali mund te thellohej. Sepse dokumentat ne fjale tregonin implikimin e policise ne lirimin e Kostandin Xhuvanit, gjate kohes kur socialistet kishin ardhur ne pushtet, megjithese personi ne fjale ishte shpallur ne kerkim, sepse kishte kercenuar me arme nje person. Ne 26 prill te ketij viti, ne Gjirokaster, ai kishte kercenuar me arme zjarri nje 23 vjecar nga Tirana.

Pas kesaj ngjarjeje policia e kishte shpallur ate ne kerkim per veprat e kanosjes, prodhimit dhe mbajtjes te armeve pa leje. Nese do te ishte arrestuar nen akuzat per dy veprat penale te parashikuara nga neni 84 dhe 278 i Kodit Penal, ai duhej te ishte denuar deri ne 1 vit burg per te paren, pra per kanosje dhe deri ne 7 vjet per prodhim dhe armembajtje pa leje, pasi ishte perserites dhe i sapodale nga burgu. Por, nje dokument i dyte qe Lapsi.al e disponon, tregon gjithashtu se ne 27 maj, pak dite perpara se te fillonte operacioni ne Lazarat, Drejtoria e Pergjithshme e Policise e ka anulluar shpalljen e tij ne kerkim. Arsyeja ishte absurde. Nuk u gjet dhe i ka kaluar afati i kerkimit. Perseri absurde. E pra, keto dy dokumenta po fillonin te qarkullonin. Dalja e tyre, pasi Xhuvani dyshohej se kishte vrare kater vete, mund te kishte efektin e nje bombe. Pyetjet e opinionit mund te ishin: Pse nuk u arrsestua? Perse e fali policia si djali i deputetes? Po tani kush mban pergjegjesi per kater jetet? Keto jane standartet e ligjit te barabarte per te gjithe? Nese do te ishte kapur dhe denuar, aq me shume qe ishte perserites, a do te kishin shpetuar keta kater njerez qe sot kane vdekur te vrare? Te gjitha keto akuza te renda, administrata e Rames e kapur me presh ne duar nuk mund t’i mbante. Nderkohe ne rrjetet sociale, ende pa dale keto dokumente, presioni po rritej. Gjithnje e me shume njerez po kerkonin largimin e Luiza Xhuvanit nga deputete. Skandali i fundit, nese ai zbulohej, rrezikonte ta ngrinte tmerresisht shume valen e zemerimit.

Ndaj njerezit qe keshillojne Ramen kane vendosur ta shfryjne kete situate, jo vetem duke i kerkuar Luizes doreheqjen, por edhe duke e “bindur” ate qe kete ta beje “LIVE”, para syve te te gjitheve. Gjithshka eshte luajtur nga ora 11 e paradites, kur deputetja Luiza Xhuvani nuk u paraqit ne mbledhjen e zakonshme te Komisionit Parlamentar te Mediave e deri ne oren 15 00, kur zyra e shtypit te kryeministrit lajmeroi konferencen e tij per shtyp. Luizen e kane bindur te luaje rolin e saj te fundit ne politike. Ta jape doreheqjen me shfaqe, per te shpetuar nga ky hall ata qe ishin munduar t’ia shpetonin dy here te birin qe dyshohet se vrau me pas 4 vete. Dhe keshtu ndodhi. Luiza Xhuvani e traumatizuar, e cila dukej qarte se nuk e kish veten ne kontroll, pas gjithe asaj gjeme, doli ne oren 18 30 perkrah kryeministrit. Ajo tha se drejtesia duhet te vepronte per te gjithe njelloj. Pikerisht, ashtu sic nuk kishte vepruar as me burgosjen e pare, as me rastin e Gjirokastres. Ajo tha gjithashtu, se ne emer ketij parimi, ajo largohej nga deputete per te mos penguar hetimin (sic ishte bere me pare). Natyrisht, i lehtesuar nga kjo shfaqe qe e kishte organizuar vete, Rama foli me i qete. Ai e kish ulur terbimin irracional te nje pjese qe kerkonte me cdo kusht koken e deputetes Xhuvani. Ai tani po fliste per nje pjese tjeter, me te arsyeshme, te ciles dukej sikur i thoshte: Une e di qe jane bere padrejtesi, po perseri ne jemi me mire se Berisha. Ata te vrisnin dhe nuk largoheshin, nuk te linin te hetoje. Kurse ne te vrasim, por se paku i hapim rruge hetimit. I gjithe ky mesazh ishte veshur me shume emocione. Me perlotjen dhe dridhjen live te nje nene, me doreheqjen e saj, me nje perqafim mes dy njerezish qe i kish bashkuar nje hall. Regjia e miremenduar e kishte arritur qellimin. Vemendja u perqendrua tek kjo shfaqe mizore dhe kur disa ore me vone PD-ja doli ne konference shtypi, per te nxjerre dokumentat qe denonconin faljen qe policia e shtetit i kishte bere Kostandin Xhuvanit (pa te cilen nuk do te qene vrare kater vete) ky denoncim kaloi pothuajse pa vemendje. Rama e kaloi uraganin e dites se pare. Ate me te keqin. Edhe njehere shfaqja e kishte mbytur krimin.

Dokumenti 1
Dokumenti 2
Dokumenti 3
Dokumenti 4
Dokumenti 5

lapsi.al


Video: