Dortmund – Bayern. Sot duhet te jete ndeshja e Mario Gotze!

Lidhur me artikullin:

Heren e fundit qe Mario Gotze shenoi per Borussia Dortmund ne “Signal-Iduna-Park” stadiumi u hidherua aq shume sa kujtimi ka mbetur ende te tifozet edhe sot e kesaj dite! Ishte 23 nentori i vitit 2013 dhe Gotze luante si kundershtar per here te pare, pasi gjate veres ishte transferuar te Bayern Munchen per 37 milione euro. Kaq shume ishte ne vemendjen e tifozet te Dortmund dhe koreve te tyre per “tradhtarin” sa Pep Guardiola e lejoji te bente nxehje ne tunelin e stadiumit, per te shmangur “vullkanin” e vershellimave. Gotze duhet t’i heshte me nje gol dhe ashtu beri. Duke e çuar topin ne cepin e portes, ai i dha avantazhin skuadres se Bayern. Thuajse ne menyre instiktive ai ka vene duart ne koke, menjehere pas gjuajtje si per te thene: “Mos!”

Sa shume qe kane ndryshuar gjerat tani qe kane kaluar tre vjet. Gjate kesaj kohe ai ka shenuar golin e fitores per Gjermanine ne finalen e Kupes se Botes, por ne pergjithesi jeta ne futboll per Marion ka qene e veshtire. Tre vitet te Bayern nuk ishin te shkelqyera si mendohej, pavaresisht se skuadra fitoi tre here titullin kampion. Ne moshen 24 vjeçare, gjate veres se kaluar, Gotze u kthye te Borussia Dortmund. Te shtunen, ai do te perballet per here te pare me Bayern Munchen, qe kur u largua nga Bavaria. Ai eshte nje futbollist dhe njeri ndryshe nga ai qe shenoi ndaj ish-skuadres se tij, tre vjet me pare. Pervoja te Bayern ishte e pasur me demtime dhe qendrime ne stol, aq sa e humbi shkelqimin e atij qe konsiderohej si talenti me i madh gjerman. Ne ditet tona, thuajse te gjithe pyesin, perse frenoi rritja e tij? “A mund te kthehem serish 18 vjeç? Une jam Mario qe jam tani. Gotze i vjet nuk ekziston me,” – tha futbollisti.

Por cili eshte Mario Gotze i ri? Eshte thjesht me i pjekur se i meparshmi, ashtu si ai i uron vetes? Apo opinioni i pergjithshem se nuk eshte me i miri eshte ai i duhuri? Mos valle tregoi se nuk mund ta mbante presionin e nje klubi si Bayern Munchen? Apo problemi i tij ishte se pati si trajner Pep Guardiolen? Tani qe eshte rikthyer me Dortmund mund te jete larguar disa nga “ankthet”, por teorikisht presioni eshte shtuar me shume. Tifozet e Borussia e bene te ditur publikisht qendrimin e tyre se nuk e donin rikthimin e tradhtarit dhe per kete aryse Gotze e dinte qe do te kishte nje pritje te ftohte.

Tifozet e Dortmund, pjesa me e madhe e tyre, habiten boten. Ata i dhane Gotze nje shans te dyte me nje pritje shume te qyteteruar. Drejtuesit e klubit menjehere menduan nje menyre per ta mbrojtur. Thomas Tuchel nuk e perdori ne ndeshjet e para brenda te ketij sezoni, per ta bere gradual rikthimin e tij ne fushen e lojes. Gotze ka dhene disa paraqitje te mira ne kete sezon per Dortmund, por shume larg formes se treguar kur shpertheu me fanellen e kesaj skuadre. Zakonisht ka qene titullar ne “katershen” e sulmit sepse jep nje kontribut te vyer edhe me kthimet ne mesfushe, por njerezit duan diçka me shume prej tij. “Gotze i ri, – shktoi “Die Welt” kete jave – eshte nje Gotze qe nuk ka besim te vetja.”

Edhe pse ne ditet tona, Gotze ka humbur shume nga shkelqimi i tij mbetet nje futbollist me shume aftesi teknike dhe di te luaje ne te gjitha pozicionet e sulmit ku ka krijuar nje pervoje te madhe taktike, qe ndoshta e pengon te jete krejtesisht i bazuar te krijimtaria. Tifozet e Dortmund nuk e urrejne me, por as nuk e duan aq shume sa me pare. Ndoshta eshte e ekzagjeruar te thuhet se ai eshte nje futbollist ne perendim te karrieres se tij, por me siguri nuk po “kercen” me si dikur. Kur Carlo Ancelotti i kerkoi te largohej nga Bayern ishte e qarte se italiani nuk kishte ndermend te punonte me nje lojtar ne krize identiteti. Dortmund u ofrua te ndihmonte ta zgjidhte kete krize. Neser, ai ka mundesine t’ia u shpaguaje. Goli, qe do te ishte i pari per te ne kete sezon, do ta ndihmonte Dortmund te fitonte ndaj pretendenteve dhe te rikthehej ne gare per titullin ne Bundeslige. Ndoshta nuk do te mjaftonte per te rikthyer Mario Gotzen e dikurshem, por te pakten do te çonte ne rrugen e duhur Gotze-n e ri.

Megjithate, ka edhe nje version shume te qarte qe jep gazeta “Bild”, e cila ndalon kategorikisht kritikat ndaj nje futbollisti me te tilla shifra: Mario Gotze luan prej 7 sezonesh ne Bundeslige dhe ka koleksionuar 241 ndeshje me 70 gola te shenuar. Ai eshte shpallur pese here kampion i Gjermanise, ndersa ne vitin 2014 u shpall kampion bote si pjese e kombetares se Gjermanise. Gotze ka fituar 1 here trofeun prestigjioz te Champions League dhe 3 here Kupen e Gjermanise. Aspak keq per nje 24-vjeçar, gjithmone sipas “Bild”…