Dortmund fiton me nje gol te Aubameyang. Bayern nuk eshte me ne vend te pare

Borussia e Dortmundit fitoi klasiken e futbollit gjerman me Bayern Munchen duke triumfuar 1-0 perpara murit te saj te verdhe te “Signal Iduna Park”. Goli i Aubameyang qe ne minutene 11-te i dha fitoren skuadres se Tuchel pas nje ndeshje shume te luftuar, qe ben Bayern te humbase kreun e Bundesliges, me pese ekipe qe jane ne gare per titullin pasi ndahen nga vetem 6 pike.

Ndeshja ne fakt foli me shume per bavarezet, por fitoren ne fund e mori Dortmund dhe per shkak se ne pjesen e pare arriti te dergoje topin ne rrjete. Bayern dominoi ne te dyten, teksa ne te 61-ten goditi dhe traversen me spanjollin, Alonso, ndersa 6 minuta me pare ishte Ribery, qe pa t’i anullohej nje gol. Bayerni pavaresisht se e kerkoi golin nuk arriti ta gjeje dot ate dhe ne fund, festa ishte per Dortmund, qe pas shtate ndeshjes arriti me ne fund ta munde Bayern, qe per here te pare ne kete kampionat nuk eshte ne krye.