Dosja Shullazi. Prokuroria do te pyese 80 persona

Lidhur me artikullin:

Mbi 80 persona do te pyeten nga prokuroria e krimeve te renda ne lidhje me hetimet per te ashtuquajturen “Dosja Shullazi” ku Emiliano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani akuzohen per krijim te grupit te strukturuar kriminal, kercenime, gjobvenie dhe armembajtje pa leje.

Kjo liste e gjate personash te cilet do te pyeten ne statusin e atyre qe kane dijeni per ngjarjet apo dhe te kercenuarit direk perfshin nje sere funksionaresh publik, titullar institucionesh e biznesmen te ndryshem konfirmojne burime per Report Tv.

Dy prokuroret Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuci prej 24 oresh jane duke punuar me verifikimin e personave te cilen kane deponuar dhe permendur emrin e Emiliano Shullazit si dhe filtrimin e pergjimeve te realizuara nga Sherbimi informative shteteror e prokuroria.

Nder emrat e bere publik te cilet kryesojne listen e atyre qe do te pyeten jane Mynyr Koni, Dhori Kule, Klodeta Dibra, Jani Zaka, Mitri Prifti dhe biznesmenet per te cilet prokuroria ka dyshime se jane kercenuar me gjobvenie.

Nderkohe grupi i oficereve te policise gjyqesore prane krimeve te renda qe po punojne per mbledhjen e provave ne terren me nje urdher sekuestro kane marre pamjet filmike te ambienteve publike e private ne nje sere aksesh qe dyshohet se ka levizur Shullazi ditet qe pretendohet kercenimi i Konit e Kules.

Kur kane kaluar 4 dite nga ndalimi i tre personave te dyshuar per krimet e pretenduara nga prokuroria ende zyrtarisht institucioni i akuzes nuk ka bere publik nje material ne lidhje me hetimet, por jo zyrtarisht ata shprehen se ne verifikim jane dhe shume persona te tjere te dyshuar si bashkepunetor te grupit.