Dr. Erka Çaro: Migrimi – Nje nga shtyllat kryesore te krijimit dhe ekzistences se BE, rrezikon te bjere

Kur çeshtja e emigracionit eshte kthyer ne nje nga sfidat me te medha per boten e sotme ne pergjithesi por edhe per Shqiperine, Ballkanin dhe Europen ne veçanti, ICM-Western Balkans, Universiteti i New York-ut ne Tirane, Universiteti i Prishtines dhe Universiteti i Jyväskylä ne Finlande do te zhvillojne nje konference nderkombetare mbi migracionin e punes dhe qytetarine industriale duke u fokusuar mbi Shqiptaret ne levizje, identitetin, zhvillimin dhe qytetarine.
Ne takuam koordinatoren e ketij projekti, Dr. Erka Çaro, per te na dhene nje kendveshtrim eksperti per Çeshtjen e Emigracionit, valen e migranteve ne Europe, shkaqet, sjelljet dhe pasojat qe ky fenomen bart ne ditet e sotme.

Ne biseden me ne, ajo zbulon se:

“Aktualisht eshte nje moment i veshire per Europen jo vetem per shkak te numrit te madh te refugjateve qe çdo dite vijne ne brigjet e detit Mesdhe si pike kryesore tranziti por dhe per shkak te drames qe keta emigrante mbajne me vete…”

“Ka nje dinamike interesante dhe multidimensionale te krizes se miganteve, ku nga njera ane kemi retorikat antimigratore te stimuluara nga debati politik por edhe ai mediatik, dhe nga ana tjeter kemi nje mobilizim dhe shprehje te solidaritetit nga ana e qytetareve te thjeshte qe jane ngritur ne mbrojtje dhe ne mbeshtetje te refugjateve. Te gjithe besoj kujtojne tronditjen e thelle kur pamjet e Alyan Kurdit, femija Sirian i mbytur ne brigjet e Mesdheut, pushtuan mediat sociale. Ai imazh ikonik mund te them pati nje ndikim reflektues e sjelljen e qytetareve Europiane dhe ku per here te pare u ndje ndikimi i solidaritetit te njerezve ne politikberje.”

Megjithate, situata duhet pare ne plan me te gjere dhe jo te fokusohemi vetem te dera e shtepise.

Lexoni me poshte intervisten e plote.

Dr. Erka Çaro: Migrimi – Nje nga shtyllat kryesore te krijimit dhe ekzistences se BE, rrezikon te bjere e te shembi gjithe parimet baze te krijimit te BE-se.

erka

Kush eshte Erka Çaro:
Dr. Erka Caro eshte kerkuese shkencore dhe lektore ne Universitetin e Jyvaskylas ne Finalande si dhe ne Universitetin e Tiranes. Studimet e doktoratures dhe te postdoktoratures i ka perfunduar ne Universitetin e Groningenit, Hollande ne fushen e demografise, migracionit, madhenieve industriale dhe tregut te punes. Aktualisht eshte e angazhuar me disa projekte shkencore nderkombetare si dhe eshte investigatorja kryesore dhe koordinatore e projektit shkencor qe studion qytetarine industriale te migranteve Shqiptare ne Greqi, Gjermani e Zvicer, projekt i financuar nga RRPP (Regional Research Promotion Programm).

Profesioni / Fusha e Ekspertizes:
Studimet migratore, studime gjinore, metoda cilesore te kerkimit, demografi, gjeopolitike.

Pozicioni aktual:
Lektore dhe kerkuese shkencore

Hobi:
Udhetimet, leximi dhe gatimi

Jetojme kohe kur e gjithe Europa eshte e prekur nga vala e emigranteve, te cilet vijne nga Lufta ne Siri. Cila eshte sfida e momentit?

Migrimi eshte nje nder fenomenet me te vjetra te shoqerise njerezore. Njerezit vazhdimisht kane levizur nga nje vend ne tjetrin per nje jete me te mire, drejt nje vendi me te pasur, me te ngrohte, me te begate, me te sigurte e keshtu me radhe. Europa nuk eshte prekur sot nga ky fenomen e as nga vala e emigranteve por prej shekujsh tashme. Eshte e vertete qe kjo vale e re dhe vrullshme e refugjateve te largohen nga vendet ne konflikt sic eshte Siria po behet gjithnje e me prezente dhe me e veshtire per tu menaxhuar, situate e cila kerkon vemendje, bashkepunim nderkombetar dhe implementimin e politikave te reja dhe gjitheperfshirese.

Ky eshte nje moment i veshire per Europen jo vetem per shkak te numrit te madh te refugjateve qe çdo dite vijne ne brigjet e detit Mesdhe si pike kryesore tranziti por dhe per shkak te drames qe keta emigrante mbajne me vete. Ka nje dinamike interesante dhe multidimensionale te krizes se miganteve, nga njera ane kemi retorikat antimigratore te stimuluara nga debati politik por edhe ai mediatik dhe nga ana tjeter kemi nje mobilizim dhe shprehje te solidaritetit nga ana e qytetareve te thjeshte qe jane ngritur ne mbrojtje dhe ne mbeshtetje te refugjateve. Te gjithe besoj kujtojne tronditjen e thelle kur pamjet e Alyan Kurdit, femija Sirian i mbytur ne brigjet e Mesdheut, pushtuan mediat sociale. Ai imazh ikonik mund te them pati nje ndikim reflektues e sjelljen e qytetareve Europiane dhe ku per here te pare u ndje ndikimi i solidaritetit te njerezve ne politikberje.

qmigrimi

Nje tjeter debat dhe sfide aktuale eshte dhe ai i kategorizimit qe duhet ti behet migranteve. Refugjatet konsiderohen te mirepritur dhe duhet t’u jepet asistence dhe ndihme ndersa migrantet ekonomike, te tepert dhe qe duhen te kthehen ne vendet e tyre. Ne kete grup jane te pozicionuar dhe vala e fundit e emigranteve Shqiptare (si nga Shqiperia ashtu dhe nga Kosova).

Gjithsesi ne keto kushte eshte e pamundur dhe jo konstruktive qe te behet nje ndarje kaq e thjeshtezuar e grupit te njerezve qe levizin nga nje vend ne tjetrin ne situate konflikti ose jo. Per qellimin e implementimit te politikave te duhura dhe adresimin e situates ka nevoje qe fenomeni i emigrimit dhe i krizes Siriane te vendoset ne perspektive dhe krijohet nje kategorizim dhe tipologji e migranteve te ‘rinj’. Nuk mund te vazhdojne te ndahen njerezit ne refugjate dhe emigrante ekonomike, duhet te grupohen dhe motivacionet e tjera, sic jane azil kerkuesit, migrantet mjedisore, migrantet e varfer, migrantet per mundesi te reja etj.

Shpesh here kemi degjuar te ofrohen zgjidhje te lidhura me trafikanet duke i trajtuar ata si pergjegjes te levizjeve ilegale te popullise. Duhet te kuptohet qe trafikantet jane vetem ndermjetesuesit ata qe shpesh perfitojne nga krizat dhe situatat e destabilizuara. Dhe ne menyre paradoksale jane pikerisht politikat e mureve dhe kufijve per te penguar migrimin qe ushqen lindjen dhe lulezimin e biznesit te trafikimit. Politikat efiçente migratore nuk mund te zgjidhin emergjencen dhe krizen e migranteve me lufte apo duke u perpjekur te zhdukin trafikantet pasi gjithmone do dalin te rinj por duhet te krijojne facilitete dhe rruge te reja e alternative te akomodimit dhe levizshmerise te refugjateve si dhe trajtimit te ndryshem te grupeve dhe tipeve te ndryshme te emigranteve.

Politikat migratore nuk mund te lindin dhe te zhvillohen vetem brenda rajonit apo nje shteti, ka nevoje per bashkepunim e bashkeveprim nderkombetar dhe politikberje te perbashket dhe gjithperfshirese. Europa gjithsesi duhet te pranoje se nuk eshte vetem ajo qe po i ben ‘favor’ emigranteve duke i akomoduar apo asistuar. Europa ka po aq nevoje per emigrantet sa kane ata per Europen. Ne nje kontinent ku strukturat demografike kane ndryshuar dhe ku plakja e popullsise eshte bere tashme nje realitet emigrantet jane nje nder zgjidhjet me te mira e me te mundshme per te zevendesuar ne tregun e punes popullsine vendase nderkohe qe mjaft sektore te ekonomise ku kerkohet nje nivel i ulet kualifikimi dhe me kushte relativisht te veshtira siç jane ndertimtaria, bujqesia apo dhe sektori i sherbimeve mbijetojne dhe zhvillohen nepermjet punesimit te emigranteve.

Keshtu ne debatet publike e politike shohim qe migrimi konsiderohet si nje situate nga e cila ka perfitim te trefishte, ku perfitojne migrantet pasi gjejne nje jetese me te mire, pune e te ardhura me te larta; perfitojne vendet pritese pasi sigurojne fuqi punetore dhe multikulturalizem dhe perfitojne vendet e origjines ndermjet remitancave financiare e sociale por dhe kthim te trurit dhe te aftesive te reja qe migrantet mund te perfitojne gjate emigrimit. Thene keto, duket sikur eshte gjetur nje ekuiliber i arte mes migrimit dhe zhvillimit, kjo te pakten ne leter. Kriza aktuale e migrimit qe ofron refugjate ne vend te emigranteve ekonomike ka tronditur nga themelet keto debate dhe na tregoi dhe njehere se sa pak sensitive, gjitheperfshirese dhe jofleksibel eshte perqasja aktuale ndaj fenomenit kompleks te migrimit, sa problematika humane, politike e ekonomike mbart dhe se sa pak migrantet, viktimat e verteta te ketyre situatave, merren ne konsiderate dhe jane ne fokus te politikave te migrimit.

Si studiuese e ketij fenomeni prej vitesh, a ka ndryshim apo ngjashmeri nga valet e meparshme te migrimit kesaj here?

Ne debatet publike dhe politike ekziston nje *bias ne menyren se si trajtohen valet e reja te migrimit, tendenca per ta perfshire e thjeshtezuar si emigrim ekonomik te njerezve ne kerkim te nje jetese me te mire ne vendet me te zhvilluara. Migrimi ne kete faze te re te zhvillimit e te evolucionit nuk mund te konsiderohet me si nje fenomen i trajtuar teorikisht dhe metodologjikisht dhe i kuptuar njehere e pergjithmone. Fenomeni i emigracionit nuk eshte statik dhe i pandryshueshem, perkundrazi eshte shume dinamik dhe i ndryshueshem dhe ndikohet ne menyre te drejtperdrejte nga zhvillime politike, sociale, ekonomike, ushtarake e fetare . Ky fenomen ne vitet e fundit po peson evolucion radikal dhe eshte pasuar nga ndryshime te jashtezakonshme si nga aspektet politike, praktike ashtu dhe ne ato akademike nderkohe qe kriza Siriane eshte vetem nje nder aspektet e ketij ndryshimi. Sigurisht, kriza Siriane eshte nje nder aspektet me te prekshem dhe te mediatizua por jo i vetmi. Per kete qellim ka nevoje per nje perqasje dhe analize akademike te zhvillimeve te reja ne menyre qe te çohet ne sugjerimin dhe marrjen e politikave te duhura qe do çojne ne minimizimin e efekteve negative te situates se re ekonomike e gjeopolitike te Europes.

Eshte shume e veshtire te jepen prognoza mi te ardhmen e ketij fenomeni. Kemi pare qe kete vit numrat kane permbysur parashikimet, vetem Greqia ka pritur me shume se 250 mije njerez dhe Italia mbi 100 mije njerez. Megjithese nuk mund te behen parashikime te sakta mund te themi me bindje qe valet e refugjateve do te vazhdojne te vijne ne vitet ne vazhdim. Per sa kohe do te vazhdoje konflikti ne Lindjen e Mesme dhe per sa kohe nuk ka nje plan per dhenien e asistences apo zgjidhjes politike e ushtarake te konfliktit, valet e migrimit do te vazhdojne. Per me teper nese nuk asistohen ekonomikisht vendet fqinje ku ndodhin konfliktet si Turqia, Jordania apo Libani atehere keto vende e kane te pamundur te akomodojne dhe te asistojne qindra mijra te larguar.

migrimi1

Ka nevoje per plan emergjence si dhe per planifikime afatshkurtra dhe afatmesme. Jane katerfishuar kuotat e refugjateve ne nivel te BE nga 32 mije ne 120 mije. BE po ben presion politik dhe social per te detyruar vendet me te reja te BE si vendet e Europes Lindore per pranimin e detyrueshem te kuotave te caktuara. Nder politikat e tjera qe BE po aplikon dhe qe prek dhe Shqiperine e Kosoven eshte dhe shpallja e vendeve te Ballkanit perendimor si te sigurta dhe mos lejimit te valeve te emigrimit nga keto vende si dhe te kthimit te atyre ekzistues ne atdhe. Gjithsesi politika te tilla megjithese te nevojshme duhet te jene te kujdeshme pasi ka grupe minoritetesh te cilet vertet nuk jane te sigurte dhe kane nevoje per azil sic jane rastet e personave apo familjeve ne situate gjakmarrje ne Shqiperi apo rastet e minoriteteve arumune ne Kosove apo ne zonat konfliktuale ne kufi me Serbine.

Per me teper politikat e menaxhimit te situates duhet te jene me gjitheperfshireve ne planin nderkombetar. Nje rol me te madh duhet te luajne dhe aktore te tjere te fuqishem nderkombetare sic jane SHBA dhe komuniteti i Amerikes se Veriut, Kanadase, Australise, vendet Arabe etj.

Gjithashtu, menaxhimi i situates duhet te behet edhe ne vendet e origjines se refugjateve, sidomos ne trajtimin dhe luften kunder kontrabandimit te njerezve, nje biznes qe po lulezon dita dites dhe qe nuk ka ndermend te ndalet.

Pse ne dukje shohim sikur Europa e Bashkuar ishte e papergatitur? Si duhet te sillet Europa? eshte zgjidhje mbyllja e kufijve me mure gardh?

migrimi2

Kriza politike, ekonomike e sociale qe po perjeton Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka krijuar nje instabilitet te madh politik ne keto vende, duke çuar ne tronditje te gjeopolitikes jo vetem te Europes por te shume vendeve te tjera. Kjo e sotmja, nuk mund te konsiderohet vetem nje krize Europiane. Njerezit jetojne nen frike konstante dhe ndihen te rrezikuar per jetet e tyre dhe te familjeve te tyre, si zgjidhje gjejne largimin drejt vendeve te sigurta. Kush ka familjare apo kontakte ne Europe a ne Ameriken e Veriut tenton te shkoje atje ku jane kontaktet; kush nuk ka kontakte dhe mundesi perpiqet te arrije vendet kufitare te cilat jane te sigurta. Ikja nga dhuna, pasiguria dhe varferia behet ne menyre ilegale duke u perpjekur te kerkojne statusin e refugjatit ne mase te madhe duke perdorur detin Mesdhe si tranzit ne drejtim te vendeve Europiane, kryesisht Itali e Greqi te prekshme nepermjet detit. Por situata duhet pare ne plan me te gjere dhe jo te fokusohemi vetem te dera e shtepise. Valet me te medha te migrimit jane ato brenda rajonit ne drejtim te Afrikes dhe Azise. Nje numer me i vogel refugjatesh kane mundesine te kalojne ne Europe. Miliona siriane i jane larguar luftes nepermjet vendeve fqinje si Turqia, Jordania apo Libani. Keshtu ka ndodhur edhe ne rastin e Afganistanit, ku miliona Afgane kane gjetur strehe ne Pakistan. Ndaj Europa nuk eshte vendi i vetem dhe ai kryesor qe perballon valet e medha te emigrimeve

Sipas informacioneve ne media duket se edhe Shqiperia do ta ndieje me shume kete fenomen gjate muajve te fundvitit duke strehuar emigrante. Çfare mund te na thoni per “kete nderrim vendesh“? Nga vendi nga i cili emigrohej ne mase, ne vend prites?

Per Shqiperine nje situate e tille nuk eshte krejt e panjohur. Mos te harrojme se vetem 16 vite me pare Shqiptaret hapen dyert per te larguarit e luftes ne Kosove. Megjithese vete Shqiperia ishte ende ne fillesat e tranzicionit dhe ne kushte te veshtira ekonomike, sociale e instabilitet politik (sapo kishte kaluar 1997) ajo periudhe ka qene nje moment solidariteti i jashtezakonshem njerezor. Ajo ishte nje krize migracioni e niveleve te larta per vendin tone qe u miremenaxhua jo nga politikat e duhura por nga njerezit. Ne Shqiperi ka dhe nje vale jo krejt te paperfillshme te migracionit te kthimit. Duhet te theksojme qe prej vitit 2008 kur kriza ekonomike boterore ka prekur sidomos vendet fqinje te Shqiperise me qindra mijra Shqiptare po kthehen çdo dite. eshte nevoje imediate per ne te akomodojme keto vale rikthyese dhe ta bejme ri-integrimin e njerezve me te lehte ne atdheun e tyre. Per sa i perket akomodimit te refugjateve qofte siriane qofte nga vende te tjera ne konflikt, Shqiperia ka nje pozicion gjeopolitik te tille qe eshte porte hyrese e lidhese ne Ballkan dhe me Europen Perendimore. Si e tille pritet qe te mund te akomodoje nje numer te limituar refugjatesh. Gjithsesi ky akomodim pritet te jete provizor deri ne momentin kur valet e refugjateve te mund te adresohen drejt vendeve me infrastrukturen e duhur per menaxhimin e tyre. Shqiperia nuk ka lidhje te drejtperdrejte me vendet ne konflikt, siç mund te ishte ndarja e kufirit keshtu qe une e shoh si nje vend tranzit qe do sherbeje me teper per te lehtesuar vendet e BE ne menaxhimin e krizes se sa ne dhenien e zgjidhjeve perfundimtare.

Nderkohe aktualisht Shqiperia duket se vijon me migrimin, kryesisht drejt vendeve te zhvilluara te BE dhe Gjermanise. eshte ky nje lloj tjeter migrimi? Çfare faktoresh vleresoni? Kemi te bejme me nje rast studimi te veçante apo njihet ne teorite e migrimit nder vite?

Nuk mendoj qe Shqiperia po perjeton nje lloj tjeter migrimi. eshte nje trend i ri ne kurben luhatese te emigrimit te Shqiptareve duke nisur me permbysjen e regjimit komunist.

“Shqiperia eshte nje rast unikal dhe i jashtezakonshem ne Europe persa i perket fenomenit te emigracionit. Ka kaluar çdo parashikim te mundshem duke u bere vendi me i prekur nga emigracioni ne Europe. Rreth 20-25% e popullates se vendit tone eshte larguar ne emigrim.”

Sipas te dhenave te censusit te fundit, shihet se popullsia e Shqiperise eshte zvogeluar me rreth 8%, vetem ne nje dekade.

Rol ne kete, kane dhe ulja e lindshmerise por gjithsesi peshen me te madhe e mban emigracioni. Vetem ne Itali qe prej viteve 90-te kane emigruar me shume se 500 mije Shqiptare, shifra te ngjashme paraqiten edhe ne shtetin Grek. Njihen disa vale te emigrimit te Shqiptareve siç eshte vala e vitit 1990-1992, vala e viteve 1997-1999, stabilizim i levizjeve migratore pas vitit 2007 dhe nje rritje e emigracionit ne keto vitet e fundit. Gjithsesi kete situate duhet te shohim me shume te lidhur me migracionin ciklik qe do te thote Shqiptaret dhe po rikthehen, dhe po levizin ne menyre sezonale apo te perkohshme. Kane evoluar forma te reja te migracionit dhe nuk mund ta shohim me si nje vendim perfundimtar dhe te pakthyeshem.

 

3

Shqiptaret po integrohen bindshem ne vendet pritese duke krijuar dhe forcuar komunitetin e tyre dhe duke hedhur bazat e krijimit te nje diaspore te mirfillte. Studime te ndryshme kane cekur integrimin e tyre integrimi i tyre ne tregun e punes, jeten sociale e civile ne vendet pritese. Gjithesi ata ende vazhdojne te kene probleme ne plane te ndryshme sic jane punesimi ne informalitet, lejet e qendrimit, bashkimi familjar, steriotipizimi ne media dhe ne opinionin publik etj. Probleme te cilat jane thelluar dhe me shume ne kushtet e krizes ekonomike qe ka prekur vendet ku ata jetojne, duke i bere dhe grupin me vulnerabel dhe me te prekshem nga efektet e krizes. Nje rol te rendesishem duhet te luaje dhe shteti Shqiptar, rol i munguar deri me sot. Remitancat e emigranteve perbejne nje perqindje te madhe te GDP te vendit dhe jane burim mbijetese per shume e shume familje te varfera e te mesme. Nderhyrja e shtetit duhet ne legjimitetin e punes se emigrantit, njohjen e viteve te punes, sigurimeve shoqerore etj. Shume migrante hedhin poshte vite e vite pune dhe kontribute pa mundur te sigurojne nje pension. Sidomos ne kushtet e nje krize te thelle ekonomike dhe nje rritje te nivelit te rikthimit te emigranteve, ky i fundit kthehet ne nje problem te mprehte. Shqiperia duhet te kete nje axhende te detajuar mbi çeshtjen e emigracionit dhe ndihmesen qe duhet ti jape qytetareve te vet ne emigrim. Shqiptaret mund te jene nder komunitetet e vetme te emigranteve te konsoliduar qe nuk ushtrojne te drejten dhe detyren njerezore te votes duke i bere ata te heshtur ne vendimarrje dhe ne politikberje.

Nisur nga gjithçka ndodh rreth nesh dhe shohim ne media, krijohet pershtypja se migrimi mbart veç konotacione negative…Ju si e shihni?

Emigracioni dhe figura e emigrantit jane nder elementet me te mediatizuar te dekadave te fundit. Ligjeratat diskriminuese madje raciste nuk kane munguar ne mediat nderkombetare por edhe ne levizjet politike. Ne vitet e fundit shohim se kudo ne Europen Perendimore dhe BE ka nje fuqizim te levizjeve antimigratore dhe te forcave politike radikale qe shfaqin hapur qendrimet e tyre raciste ndaj te huajve. Keto forca politike jane populiste duke siguruar mbeshtetjen e nje pjese te madhe te popullsise vendase dhe shpesh duke marre fuqi e vendim marrje politike. Tendenca te tilla po i shohim ne shume vende te Europes. Gjithsesi eshte vene re, sidomos ne vitet e fundit, fill perpara krizes aktuale te emigracionit, se ne vecanti ligjerata politike (kryesisht ne nivel nderkombetar) por deri diku dhe ato akademike e me pak ato mediatike mbi migrimin, kane pasur tendenca drejt pozitivizmit kur trajtohej fenomeni i migrimit.

Migrimi filloi te shihej si nje faktor dhe promotor i rendesishem i zhvillimit ekonomik, politik, social e kulturor te vendeve pjesemarrese, qofshin vende pritese apo vendet nga te cilat migrantet largohen.

Keshtu, remitancat financiare, sociale, diaspora, shoqerite transnacionale, qarkullimi i trurit dhe kapitali human etj., jane disa nga elementet pozitive dhe zhvillues qe shoqerojne migrimin.

Zhvillimet e fundit ne fushen e emigrimit ne bashkepunim me krizen globale ekonomike dhe me masat shtrenguese qe shume vende u detyruan te nderrmarin, kthyen ne fokus retoriken raciste, negativiste dhe luften populiste kunder mobilitetit.

“Nje nga shtyllat kryesore te krijimit dhe ekzistences se BE, qe eshte e drejta e levizshmerise dhe e krijimit te nje jete te sigurte po lekundet fort dhe rrezikon te bjere e te shembi gjithe parimet baze te krijimit te BE-se. “

Ju jeni iniciatore dhe Organizatore e Konferences Nderkombetare mbi Migracionin e Punes dhe Qytetarine Industriale duke u fokusuar mbi Shqiptaret ne levizje, identitetin, zhvillimin dhe qytetarine. Cilat jane objektivat e kesaj nisme?

Kjo konference vjen ne nje moment kur çeshtja e emigracionit eshte kthyer ne nje nga sfidat me te medha per boten e sotme ne pergjithesi por edhe per Shqiperine, Ballkanin dhe Europen ne veçanti. Konferenca bazohet kryesisht ne punen kerkimore te projektit mbi ‘Qytetarine Industriale dhe Migrimin e Punes nga Ballkani Perendimor’ qellimi i te cilit eshte studimi i pervojes se qytetarise industriale te punetoreve emigrante qe vijne nga Ballkani Perendimor ne Bashkimin Evropian.

Termi “Qytetari Industriale” ka te beje me arritjet dhe integrimin e migranteve ne tregun e punes dhe fokusi kryesor jane rastet e studimit te emigranteve shqiptare ne Greqi, Zvicer dhe Gjermani. Projekti eshte i financuar nga Universiteti i Friburgut ne Zvicer ne kuader te RRPP (Regional Research Promotion Program). Ai realizohet nepermjet Universitetit te New York te Tiranes dhe Universitetit te Prishtines, ndersa monitorohet nga Universiteti i Jyvaskyles ne Finlande.

Konferenca do te mbahet ne datat 13-14 nentor, 2015 ne Tirane me pjesemarrjen e aktoreve te shumte e perfaqesuesve te rendesishem nga shoqeria civile, organet qeveritare, nderkombetare dhe akademike te njohur nderkombetarisht ne kete fushe. Midis te ftuarve te shumte spikatin figura te njohura ne fushen e politikberjes e sic jane Ministri i Diaspores ne Kosove, Z. Valon Murati, Zv. Ministrja e Ministrise se Puneve te Brendshme, Znj. Elona Gjebrea dhe Zv. Ministrja e Ministrise se Mirqenies Sociale dhe Rinise Znj. Gentjana (Mara) Sula, Ambasadori Gjerman ne Shqiperi Z. Hellmut Hoffmann, Ambasadori Grek ne Shqiperi Z. Leonidhas K. Rokanas

Si edhe figura te shquara akademike, te tilla si Prof. Russell King, i cili ka realizuar nje numer te konsiderueshem te studimeve migratore ne Shqiperi, si dhe Prof. Nathan Lillie, Dr. Ajay Bailey dhe Dr. Mark Hill, qe kane dhene dhe vazhdojne te japin kontribut ne studimet mbi migrimet, metodologjine dhe teorite.

E verteta eshte se ka shume pak kerkime lidhur me statusin, qendrimet dhe strategjite qe migrantet shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova ndjekin per te depertuar suksesshem ne tregun e punes ne vende te ndryshme europiane. Gjate viteve te fundit, levizja e shqiptareve nga Shqiperia dhe Kosova drejt vendeve te BE-se eshte intensifikuar ndersa jane shfaqur trende te reja te kesaj levizshmerie. Nocionet e identitetit, perkatesise, integrimit dhe formave te tjera te shtetesise po sfidohen dita-dites nga format e reja te levizshmerise. Por si ndikojne keto forma te reja tek zhvillimi i shtetesise industriale midis migranteve nga Shqiperia dhe Kosova?

Pikerisht kjo konference do te kontribuoje ne kete debat qe vazhdon dhe do te propozoje studime qe kane te bejne me transformimin aktual te politikes se migracionit te punes ne pergjithesi, kuptimin e nocionit ‘migrant’ dhe pozicionin ne ndryshim te vazhdueshem te tyre ne tregun e punes ne vendin ku kane emigruar.