Dr. Rifat Latifi emerohet Drejtor i Departamentit te Kirurgjise ne Qendren Mjekesore te Westchester

Qendra Mjekesore e Westchester-it, nga me te njohurat ne New York, ka njoftuar me gezim qe ne krye te Departamentit te Kirurgjise eshte emeruar Dr. Rifat Latifi (MD, FACS).
Mjeku i shquar shqiptaro-amerikan do te jete edhe Shef i Kirurgjise se Pergjithshme, jo vetem ne Qedren Mjekesore ne Westchester por edhe ne Spitalin e Femijeve “Maria Fareri” dhe Spitalin Rajonal te MidHudson, e per te gjithe Anetaret e Rrjetit Shendetesor te Qendres Mjekesore ne Westchester (WMCHealth).

Ky eshte pa dyshim nje hap tjeter i rendesishem ne karrieren e shkelqyer te Dr. Rifat Latifit, qe ka bere nje rruge te jashtezakonshme qe nga diplomimi i tij ne Universitetin e Prishtines. Ndrisin sidomos arritjet e tij ne fushen e telemjekesise, mundesia e madhe qe sjell teknologjia tani, qe ekspertiza e mjekeve me te mire te mund te sherbeje nga distanca edhe ne vendet ku mungon personeli i duhur mjekesor.

Dr. Latifi solli telemjekesine ne trojet shqiptare dhe mundesi pergatitjen e mjekeve dhe punonjesve lokale shendetesore qe te mund te perdorin kete teknologji. Ai ka marre pjese ne veprimtari humanitare ne mbare boten.

Perpara se te kthehej ne New York, ku dikur ka kryer edhe stazhin e specializimin e tij, me sakte, ne Lincoln Hospital ne Bronx, Dr. Latifi ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem si profesor i Kirurgjise dhe zevendes-kryetar per Marredheniet Nderkombetare ne Departamentin e Kirurgjise ne Universitetin e Arizones, ne Tuckson.

Ne rolin e tij, te ri, ne Westcjester, Dr. Latifi do te mbikqyre te gjitha operacionet kirugjikale, ne gati çdo specialitet, duke perfshire te pergjithshme, per trauma, kardiake, vaskulare, toraksike, te transplantit, pediatrike, si edhe ato invazivitetit minimal.

Misioni i tij ne kete department, sipas njoftimit te Qendres Mjekesore te Westchesterit do te jete qe ta udheheqe ate drejt nje perdorimi te teknologjive me te perparuara te kohes, duke nxitur nje vizion multidisiplinor qe gersheton se bashku njohurite nga fusha te ndryshme te mjekesise per te arritur nje kuptim me te gjithanshem te problemeve te pacienteve.

Dr. Latifi vete ka nje pervoje te jashtezakonshme ne kirurgjine e pergjithshme dhe sidomos ne muret e nderlikuar te hernias abdominale, ne laparoskopine e perparuar, ne kirurgjine e rasteve akute dhe kritike etj.

Ai ka luajtur role udheheqese ne nisma dhe institute nderkombetare, duke perfshire edhe emerimin si Drejtor i Qendres se Traumes, ne Spitalin e Pergjithshem Hamad, e vetmja qender e tille e nivelit 1 ne Doha, Katar.

Arsimimin, qe e nisi me Universitetin e Prishtines, ne Kosove, Dr. Latifi e plotesoi me nje rezidence ne Kirurgjine e Pergjithshme ne Yale University, Shkolla e Mjekesise ne New Haven si dhe nje stash me burse ne seksionin e kirurgjise se gjendjes kritike ne Lincoln Hospital, ne Bronx.

Ai eshte autor dhe redaktor i 13 librave per kirugjine komplekse, ushqyerjen dhe telemjekesine. (Ruben Avxhiu/Illyria)

Qendra Mjekesore e Westchester-it

Per ata qe nuk e dine, Qendra Mjekesore e Westchester-it, nje zone ku banojne shume shqiptaro-amerikane, eshte spitali me i mire akademik, me 895 shtreter si dhe anetare e Rrjetit Shendetesor te Qendres Mjekesore te Westchesterit.

Qendra ndodhet ne Valhalla dhe u sherben popullsise lokale sidomos per raste te gjendjes akute, traumes te Nivelit 1, viktimave te djegies nga zjarri, transplanteve te organeve dhe procedura bashkekohore neurovaskulare.

I gjithe rrjeti i spitaleve ne Luginen e Hudsonit, qe mbulon nje popullsi prej 3.5 milione njerezish, referon paciente ne kete spital.