Dubrovniku, atraksionet që duhet të vizitojnë të gjithë turistët

I cilësuar si “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku ofron një mori atraksionesh për turistët. Ai është i famshëm për vendndodhjen spektakolare në bregdetin Dalmatian, së bashku me qendrën e tij të mrekullueshme dhe historike të qytetit. Shtëpia e elitës artistike dhe intelektuale të Kroacisë, Dubrovniku ofron aktivitete të shumta kulturore dhe festivale. Ju mund të ecni nëpër rrugët dhe rrugicat e tij të lashta piktoreske, duke vizituar atraksione të ndryshme si katedralja, gjurmët e gjera të këmbësorëve të Stradunit si dhe pallatet dhe fortifikimet e shumta të saj.

Muret e qytetit të vjetër

Muret e vjetra të qytetit të Dubrovnikut janë një prej karakteristikave më të njohura të saj. Ndërtuar në shekullin e 10-të dhe i modifikuar në shekujt e 13-të dhe 14-të, këto mure të larta deri në 6 metra dhe deri në 6 metra të trasha ofruan një mbrojtje solide kundër pushtuesve. Rreth dy kilometra të gjata, muret e qytetit të Dubrovnikut janë një vend i mrekullueshëm për një shëtitje të rastësishme dhe ofrojnë pamje fantastike mbi Adriatikun.

Kalaja Lovrijenac

I quajtur “Gjibraltari i Dubrovnikut” për vendndodhjen e saj në një kodër shkëmbore, Lovrijenac ka qenë prej kohësh një nga kështjellat më të rëndësishme të Kroacisë. Duke u ngritur në një sipërfaqe prej 37 metrash mbi Adriatik, kjo kështjellë mahnitëse qëndroi e palëvizsshme gjatë sulmeve të ndërmarra nga Venedikët që nga shekulli i 11-të e më vonë. Sot është një nga atraksionet më të mëdha të vendit ku vizitohet nga mijëra turistë çdo vit.

Për të gjithë ju që jeni duke menduar ta vizitoni Dubrovnikun, kompania shqiptare Intours Albania sjell oferta fantastike gjatë muajit Mars. Për më shumë informacione, ju lutem klikoni KËTU.

Manastiret domenikane dhe françeskane

E ndërtuar në fillim të shekullit të 13-të, Manastiri Domenikan i Dubrovnikut ishte aq i madh sa që ndërtimi kërkonte të lëvizte pjesë të mureve të qytetit vetëm për ta përshtatur atë. I dëmtuar rëndë në tërmetin e vitit 1667, manastiri u rindërtua tërësisht në formën e tij të tanishme, me një vëmendje të veçantë për ruajtjen e karakteristikave të tij. Një atraksion i veçantë është vizitimi i muzeut të manastirit me shumë piktura fetare të shekullit të 15-të dhe 16-të në stilin e shkollës së Dubrovnikut (gjithashtu të njohur si Venecian), së bashku me sende interesante të arit dhe argjendit dhe relikeve të tjera. Për të gjithë të apasionuarit e artit, Dubrovniku është qyteti ideal ku ata mund të vizitojnë monumente, reliket dhe afreske e piktura të mesjetës ku pasqyrohet historia e një rajoni që i ka ruajtur traditat dhe zakonet vendase.

Fortesa e St John

Në lindje të qytetit të vjetër ndodhet fortesa e St John, e njohur për vendasit si fortesa St. Ivan. Ajo ka luajtur rol të rëndësishm në mbrojtjen e Dubrovnikut dhe tani kjo strukturë imponuese strehon disa atraksione moderne për turistët. Në zonën e sipërme ndodhet muzeu detar i Dubrovnikut me shfaqje të të kaluarës detare të tij, ilustruar përmes anijeve dhe objekteve detare, ndërsa në zonën e ulët ndodhet Akuariumi i Dubrovnikut, me një shumëllojshëmi peshqish lokal dhe ekzotik, si dhe një koleksion të kuajve të detit.

Për të gjithë ju që jeni duke menduar ta vizitoni Dubrovnikun, kompania shqiptare Intours Albania sjell oferta fantastike gjatë muajit Mars. Për më shumë informacione, ju lutem klikoni KËTU.

Burimi: planetware.com