Duka: “Falenderoj te gjithe ata qe bene te mundur kualifikimin ne EURO 2016”

Lidhur me artikullin:

Ne Norvegji ne mars te 2013 Hamdi Salihi i dha nje prej fitoreve me te bukura ne histori kuqezinjve me golin e tij. Mungesa e tij ne Europian u diskutua jo pak nga tifozet dhe nepermjet nje letre te hapur te publikuar ne faqen e Federates Shqiptare te Futbollit, presidenti Armand Duka ka shprehur keqardhjen per mosgrumbullimin e sulmuesit por zgjedhjet ia ka lene trajnerit De Biasi. Ne letren emocionuese, presidenti Duka nuk e fsheh pelqimin per shkodranin qe e cileson si nje lojtar te dashur per te duke vleresuar dhe kontributin e tij ne kombetare. Ne letren e hapur, numri 1 i Federates nuk ka harruar te falenderoje as Alban Mehen, Emiljano Vilen, Armando Vajushin, Debatik Currin dhe Jahmir Hyken per vlerat qe kane treguar me fanellen kuqezi por duke theksuar ne fund se eshte trajneri ai qe vendos per emrat qe duhet te marre me vete ne Europian.

Ja letra e plote e Presidentit Duka:

“Si çdo tifoz shqiptar dhe ne menyre te veçante si President i Federates Shqiptare te Futbollit, kam ndjekur me vemendje te gjitha pergatitjet e skuadres tone kombetare dhe programet e stafit teknik per nje eventin me te historia sone te futbolli. Kampionati Europian “France 2016”.
Deshira e çdokujt per te perfaqesuar Shqiperine ne kete kompeticion ka qene e madhe. Kjo eshte e natyrshme, jo vetem pse eshte nje mundesi qe te jepet ndofta nje here ne jete, por edhe sepse eshte kenaqesi e krenari te perfaqesosh kombin.
Te gjithe duan te jene ne France.
Çdo lojtar qe ka kontribuar per skuadren kombetaren te Shqiperise, qe ka veshur fanellen e saj, kishte te drejten qe te shpresonte dhe enderonte per te patur nje vend ne Euro. Per fat te keq, vendet jane te limituara. Duke vleresuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do te me mjaftonin kurre as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollisteve qe do te shkojne ne Europianin “France 2016”.
Por une respektoj vendimin e institucionit te trajnerit. Ato jane zgjedhje eksluzive te tij dhe te stafit teknik.
Mora shkas te flas publikisht per dy aresye:
Se pari, per te falenderuar perpara shqiptareve, te gjithe ata futbolliste, qe kane kontribuar qofte edhe vetem duke u grumbulluar me kombetaren shqiptare (pa luajtur qofte edhe nje minute), e deri tek ata lojtare qe kane gjurme te forta si Hamdi Salihi, te cilin e vleresoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj nje respekt te veçante. Emocionet, qe ai na ka dhuruar kane qene te jashtezakonshme dhe te paharruara. Personalisht, ndjehem keq, qe ai nuk eshte pjese e kesaj fushate te rendesishme.
Si ai, edhe shume djem te tjere te shkelqyer qe kane dhene maksimumin per ekipin kombetar dhe meritojne mirenjohjen tone. Asnje nga ne nuk mund te harroje kontributin e Mehes, Currit, Bulkut, Hykes, Vajushit, Kapllanit, Viles dhe Rames gjate ketij sezoni te paharrueshem dhe historik te ketyre eliminatoreve.
Se dyti, per te konfirmuar se respektoj zgjedhjet qe ben institucioni i trajnerit, te cilin kemi vene per te na udhehequr ne fushaten me te madhe futbollistike qe Shqiperia e futbollit, ka bere ndonjehere.
Te dashur miq!
Duke shpresuar qe te japim me te miren tone per te bere nje paraqitje dinjitoze ne “France 2016″, une shpreh besimin se djemte e perzgjedhur nga trajneri De Biasi, do te japin maksimumin dhe do te na nderojne ne Europian.
Jam i sigurte qe ky eshte dhe urimi i cdo Shqiptari.”