Duka gjyqtareve: “Kujdes me vendimet tuaja. Ndikoni ne ecurine e skuadrave”

Lidhur me artikullin:

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka zhvilloi kete te merkure nje mbledhje urgjente me gjyqtaret, delegatet dhe vezhguesit e ndeshjeve per te analizuar ngjarjet e dhunes se fundjaves se kaluar ne kategorine e dyte, por sidomos akuzat e shume prej klubeve te superiores ndaj gjyqtareve me pretendimin se me vendimet e tyre kane ndikuar direkt ne rezultatet e ndeshjeve. Nje dite pas humbjes me Skenderbeun ne Korce Tirana kerkoi perjashtimin perjete te Andi Kocit, ndersa Enea Jorgji nuk duhet te gjykoje ndeshjet e bardhebluvbe ne te ardhmen.

“Vendimet tuaja, jane shume percaktuese dhe marrin nje rendesi te veçante. Ato me shume se zakonisht, gjate kesaj periudhe, krijojne trazime emocionale tek klubet, te cilat pasqyrohen gjeresisht edhe ne media. Prandaj, ju duhet te jeni sa me te perqendruar dhe te kujdesshem, per te dhene me te miren tuaj dhe per t’i bere veprimet tuaja sa me pak te kontestueshme”, theksoi Duka gjate fjales se tij.

Ne vijim te fjales, kreu i federates shtoi se prej arbitrave kerkohet profesionalizem dhe minimizim i gabimeve.

“Ne, nuk do te tolerojme asnje gabim dhe kerkojme nga ju, qe te merrni pergjegjesite, per te qene sa me te sakte dhe profesionale ne fushen e lojes. eshte detyre e te gjitha hallkave, gjyqtareve, delegateve dhe vezhguesve dhe e komisioneve, qe gjithçka te shkoje sa me mire dhe deri ne fund te edicionit te minimizohen kontenstimet. Per kete duhet shume pune dhe bashkepunim nga te gjitha hallkat. Une kerkoj nga ju nje analize profesionale dhe te plote deri ne detaje, ne lidhje me gabimet e deritanishme dhe reflektim sa me te shpejte dhe efikas”, perfundoi fjalen e tij Duka.

Edhe nga kampi kuksian pati nje reagim te ashper ndaj Bardhyl Pashajt, qe vuri drejtesi ne sfiden Partizani – Kukesi. Jo me pak agresiv u shfaq edhe trajneri i Terbunit Viktor Gjonaj per 7 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari ne sfiden e humbur ne sekondat e fundit me Teuten. Por nuk jane vetem koto rastet e denoncuara nga klubet e Superiores per arbitrat, qe duhet te jene shume me te vemendshem sidomos ne pjesen e fundit te sezonit, ku vendosen dhe fatet e skuadrave.

Duka u terhoqi vemenden gjyqtareve qe te jene shume me te kujdeshshem ne vendimet qe marrin, ne menyre qe te mos e vene ne diskutim inegritetin e gares.