Duka : “Ja hapat ligjore qe kemi ndermarre. Duam 3 piket qe na takojne”

Lidhur me artikullin:

Fitorja ne tavoline eshte opsioni i vetem i menduar nga drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit, te cilet kane zbarkuar ne Nion te Zvicres per te mbrojtur ceshtjen kuqezi ne komisionin e disiplines pas ngjarjeve te turpshme ne sfiden e Beogradit, Serbi-Shqiperi. Lajmin e konfirmon vete kreu i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, qe  tregon pritshmerite e pales sone per vendimin e disiplines.

“Komisioni i disiplines ka marre informacionet zyrtare dhe pretendimet e te dyja paleve dhe me pas do te marre nje vendim te drejte sportiv, si per ne edhe per serbet, pasi keshtu edhe ata do te korrigjohen ne te ardhmen. Keshtu mund t’i riktheje futbollin atyre, duke ndeshkuar organizatoret e ndeshjes dhe duke dhene fitoren ne tavoline per Shqiperine”.

Gjate periudhes pas sfides se Beogradit eshte ndjere shume perjetimi politik sidomos tek kundershtari, por edhe ne deklaratat e paleve te treta. Presidenti Duka beson per nje vendim sportiv te ceshtjes edhe pse pranon se ka presion politik per kete vendim.

“Kemi radhitur cdo gje mire per t’i treguar komisionit se cfare ndodhi ne Beograd. Kjo eshte shkruar nga specialistet me te mire. Kam frike nga politika, ka presion politik nga te gjitha anet, por shpresoj qe komisioni te marre nje vendim sportiv mbi faktet dhe rregulloren sportive. Mbi vendimin politik nuk kemi cfare te bejme”.

Nderkohe ne media prej kohesh qarkullon ideja e nje vendimi te komisionit te disiplines ne UEFA per te riluajtur takimin si dhe fakti qe ndeshja e kthimit mund te luhet me dyer te mbyllura ose ne fushe asnjanese. Per numrin nje te qeverise se futbollit ne vend nuk ka asnje pike ne rregullore qe mund te sjelle kete vendim.

“Nuk e kam lexuar ne asnje rregullore se c’mund te behet ne ndeshjen e kthimit. Riluajtja e takimit nuk ekziston si mundesi, pasi me rregullore riluajtja ose rifillimi i tij behet vetem nese ajo nderpritet per forca madhore dhe jo per pushtim te fushes”.

Gjithashtu federata e futbollist shqiptar ka publikuar te gjithe dosjen ose hapat ligjore qe ka ndermarre per kete ceshtje per te cilen UEFA do te jape nje vendim diten e neserme.

Federata Shqiptare e Futbollit, informon median dhe opinionin ne lidhje me hapat qe ka ndermarre per paraqitjen e dokumentave ne Komisionin e Kontrollit te Etikes dhe te Disiplines prane UEFA-s, i cili do te mblidhet neser ne Zvicer.
Me njoftimin e akuzave te ngritura kunder Shqiperise, FSHF, nen drejtimin e zyres se saj ligjore Haxhia & Hajdari, ka filluar mbledhjen e materialeve provuese dhe pergatitjen e mbrojtjes. Perpilimi i argumentave juridike te mbrojtjes dhe keshillimi ligjor ne lidhje me çeshtjen i eshte besuar dy zyrave te mirenjohura ligjore ne fushen e te drejtes sportive: Littleton Chambers ne Londer dhe Levy Kaufmann-Kohler e bazuar ne Gjeneve. FSHF kerkon gjithashtu te falenderoje te gjithe ata profesioniste te cilet kane ofruar ndihmen e tyre dhe kane qene te gatshem per perfaqesimin e çeshtjes. Nje falenderim i veçante i drejtohet gjithashtu te gjithe sportdashesve te cilet kane ndihmuar ne mbledhjen e materialeve video dhe fotografike.

Materiali i mbrojtjes, i cili eshte permbledhur si meposhte, ka perfunduar brenda kohes me te shkurter te mundshme dhe eshte dorezuar ne UEFA diten e Marte me date 21.10.2014.

Ne material theksohet qe ne ndeshjen Serbi-Shqiperi te dates 14.10.2014 fubollistet e Shqiperise kane qene viktime e dhunes fizike dhe verbale e shoqeruar me thirrje raciste. Ne lidhje me thirrjet raciste, nje kerkese e veçante i eshte derguar UEFA-s diten e Hene per perfshirjen e tyre ne proceduren e hapur dhe zgjerimin e akuzave kunder Serbise. Te gjitha keto shkelje jane te provuara nepermjet pamjeve filmike dhe raporteve mjekesore te cilat jane depozituar prane UEFA-s. Futbollistet e Shqiperise nuk kane refuzuar te luajne, por vazhdimi i lojes ka qene i pamundur si pasoje e drejtperdrejte e demtimeve fizike dhe psikologjike prej sulmeve te pakontrollueshme te tifozeve serbe, te punonjesve te sigurise dhe, ne disa raste te izoluara, edhe te vete futbollisteve serbe.
Sic rezulton edhe prej raportit te Delegatit te Sigurise te UEFA-s jane evidentuar shkelje te renda si:
1.Mungesa e sigurise se nevojshme te fushes se lojes,
2.Sjellja shume e keqe e tifozeve,
3.Menaxhimi i dobet i stadiumit dhe
4.Gjendja e tij e keqe deri ne konstatimin e faktit te rende qe policia “nuk mund te mbroje lojtaret dhe arbitrat”.
5.Si pasoje e sa me siper rezulton qartesisht qe nuk jane siguruar kushtet e barabarta per vazhdimin e ndeshjes se futbollit.

Ne mbeshtetje te neneve 21(1), 6(1) g) dhe 21 (4) a) te Rregullores se disiplines, jo vetem qe shkelja per te cilen eshte akuzuar FSHF duhet te rrezohet, por FSHF ka kerkuar edhe fitoren 3-0 ne tavoline.

Persa i perket akuzes se banerit te paligjshem qe u shfaq mbi fushen e lojes, ajo duhet rrezuar, nder te tjera, per arsyet e meposhtme:
1.Ne stadium nuk ka pasur tifoze te Shqiperise perveç futbollisteve dhe delegacionit;
2.Si futbollistet ashtu edhe delagacioni jane kontrolluar nga policia pas ndeshjes dhe nuk eshte gjetur asnje objekt per pilotimin e helikopterit;
3.Baneri ka ardhur nga zona jugore prapa portes, zone e cila ka qene me tifoze Serbe te cilet nuk kane qene te kontrolluar nga policia meqenese kane mundur te fusin ne stadium flamuj politike, sende te forta si dhe nje fuçi.
4.Per te gjitha keto arsye eshte e pamundur te percaktohet autori i incidentit dhe fakti qe ky i fundit eshte Shqiptar (territori i hartes ne baner eshte me i gjere se territori i Republikes se Shqiperise).

Si perfundim FSHF informon qe vendimi i marre nga UEFA mund te jete objekt i apelimit prane Gjykates te Arbitrazhit te Sportit.


Video: