Duka: “Jam krenar per kete skuader. Kunder Rumanise vetem per te fituar”

Lidhur me artikullin:

Nje skuader qe i beri te gjithe shqiptaret krenare dhe nje publik qe mahniti Europen. Loje, grinte, zemer dhe perkushtim per fanellen kuqezi. Edhe pse fati nuk ka qene me Kombetaren ne dy ndeshjet e para te Euro 2016, presidenti i Federates se Futbollit, Armand Duka, kerkon nga skuadra qe te veproje ne fushe njesoj si ndaj Zvicres dhe Frances.

“Jam krenar per sjelljen e te gjitheve ne kete kompeticion. Me sjelljen dhe kontributin e futbollisteve, patjeter, por edhe me sjelljen dhe mbeshtetjen e tifozeve dhe menyren sesi e kane bere ate mbeshtetje per te treguar vlerat tona te verteta.

Jo vetem ne, futbollistet dhe te gjithe kemi dashur shume me teper nga keto dy ndeshje. Pas ndeshjes me Zvicren, ne gjaknxehtesi e siper, i thashe dikujt ne dhomat e zhveshjes qe nuk na duhen humbjet dinjitoze, por kemi nevoje per fitoren. Por, kur ne ndeshjen me Francen dhame gjithçka dhe fitorja nuk erdhi, nuk ke çfare ti thuash me teper skuadres. Kete duam edhe nga ndeshja me Rumanine, jo vetem nga skuadra, por edhe nga spektatoret. Nese do te bejme te njejten gje mbetet qe fati te na ndihmoje. Kaq jane mundesite tona, ekipi ka dhene gjithçka. Po te bejne te njejten gje edhe ndaj Rumanise, pavaresisht rezultatit sinqerisht qe do jem shume i kenaqur. Uroj qe lodhja te mos ndikoje te ekipit, apo qe lojtaret te mos kene presion se duhet me patjeter te bejne rezultat pozitiv per t’u kualifikuar”.

Pas e vendosi theksin se Shqiperia nuk duhet detyrimisht ta sulmoje kundershtarin, por fillimisht duhet te mendoje te mos pesoje gol, presidenti Duka zbuloi çfare kerkoi nga lojtaret, ndersa foli edhe per aspektin psikologjik dhe fizik te skuadres.

“Ne jemi gjate gjithe kohes se bashku, patjeter qe flasim me trajneret, stafin dhe futbollistet. Ajo qe i thashe gjate ceremonise per ditelindjen e trajnerit eshte se une dhe te gjithe te tjeret jane shume te kenaqur per ate qe ekipi dha ne fushe ne ndeshjen me Francen. Nga nje ndeshje futbolli te mbetet merak kur nuk i merr gjithçka ekipit, por kur i merr gjithçka dhe fati nuk te ndihmon, padyshim qe je i kenaqur.

Duke pare qe i gjithe opinioni e vlereson maksimalisht kontributin e skuadres dhe nuk i vendos lojtaret ne pergjegjesi per humbjen me Francen, ben qe gjendja psikologjike te rikuperohet mjaftueshem per te perballuar sfiden me Rumanine. Gjendja fizike eshte ajo qe duhet ndryshuar, sepse te luash 3 ndeshje ne nivele te tilla ne harkun e 8 diteve, me intensitet shume te lart. Ju i keni analizuar sa shume energji dhe sa shume kane vrapuar djemte tane. Nuk i kam ndjekur te gjithe, por ndoshta mund te jene skuadra qe ka vrapuar me shume”.

Duka analizoi edhe dy humbjet e pesuara, nga emocionet e debutimit me Zvicren, te drama ndaj Frances.

“Goli i pesuar ne minuten e fundit eshte me dramatik dhe le me teper shenje. Por, gjera per te analizuar dhe per te korrigjuar me shume kishte ne ndeshjen me Zvicren. Te Franca, mund te thuash qe ne rastin e golit te shenuar sulmuesi ishte i vetem. Por, lodhja beri te veten, sepse te perballosh nje kundershtar qe eshte nje pretendent dhe per me teper luan perpara tifozeve te saj, lodhesh shume dhe kjo e nxjerr skuadren nga detyrat”.

Arritja e nje rezultati pozitiv historik ndaj Rumanise, jo vetem do te zmadhoje festen e shqiptareve, por edhe do te shperblehet, pavaresisht se ne nje eveniment te tille shifrat ekonomike nuk sherbejne si motivim.

Bonusi eshte shume i madh. Deshira eshte shume e madhe. Ky ekip, keta lojtare jane aq shume te lidhur me fanellen, me ndjenjat kombetare sa nuk ka vlere me te madhe sesa kjo. Vlera ekonomike nuk eshte diskutuar ndonjehere dhe nuk eshte nje motiv me teper per rezultat. Por, nese ka ia dalim me sukses, jo vetem federata e futbollit, por te gjithe nga gezimi do ti shperblenin financiarisht, per te treguar sa shume e donim rezultatin pozitiv”