Duka: “Javen tjeter nisin punimet per Arena Kombetare”

Lidhur me artikullin:

Pas Elbasan Arena dhe Loro Boriçi ne Shkoder qe eshte drejt perfundimit, tashme eshte gjithçka gati per ndertimin e impiantit me te ri ne Shqiperi: Arena Kombetare, e cila do te zevendesoje ekzistuesin “Qemal Stafa”. Me 21 Prill, Federata Shqiptare e Futbollit do te prezantoje projektin e stadiumit modern ne kryeqytet, ndersa firmosja e kontrates do ti hape rruge nisjes se menjehershme te punimeve.

“Javen e ardhshme, pra me 21 Prill Federata Shqiptare e Futbollit do te beje edhe prezantimin e projektit te ri te stadiumit ne Tirane. Nisja e punimeve? Ne prezantim do te behet edhe firmosja e kontrates dhe punimet do te nisin menjehere, nje ose dy dite pas finalizimit te marreveshjes”.

Presidenti i FSHF-se, sqaroi edhe zerat rreth trajnerit te Kombetares, Gianni De Biasi, duke zbuluar edhe biseden me vete drejtuesin e stolit kuqezi.

“Gjeja e vetme e rendesishme eshte qe te gjithe te mendojme vetem per Euro 2016, ne menyre qe te paraqitemi sa me mire, te jemi te gjitha bashke te mobilizuar per te luajtur dhe festuar ne kete ngjarje per te gjithe shqiptaret. E ardhmja e De Biasit? Kam biseduar me De Biasi dhe ai me ka konfirmuar se nuk ka pasur asnje kontakt me federaten italiane”.

Ne fund, presidenti Duka foli edhe per kampionatin, me garen per titull ne Kategorine Superiore qe eshte e hapur.

“Futbolli eshte nje gare dhe nuk eshte si opera apo teatri. Kjo ben qe çdo fund-gare te kete problemet e veta, ashtu si ka pasur gjithmone. Por, vit pas viti ne Shqiperi ka me teper respekt per kundershtarin dhe me shume skuadra e pranojne rezultatin. Ne fund, dikush del i pari dhe dikush i fundit, e duhet qe gjithkush ta pranoje rezultatin dhe besoj se do ta pranojne”.