Duka: “Ne nentor do te luajme ne Prishtine kunder Kosoves”

Lidhur me artikullin:

Miqesorja e pare per Shqiperine, pas kualifikimit historik ne fazen finale te Kampionatit Europian do te jete perballe Kosoves.

Ndeshja pritet te luhet gjate muajit Nentor ne Prishtine. Konfirmi vjen nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka. Miqesorja cilesohet si nje “perballje festive per te gjithe shqiptaret”, per arritjen me te rendesishme te futbollit te vendit tone.

Pas festes ne Tirane me 12 Tetor, sapo perfaqesuesja kuqezi u kthye nga Armenia ku fitoi 3-0 dhe siguroi bileten direkte ne France, Federata e Kosoves ashtu si edhe kryetari i Komunes se Prishtines, Shpend Ahmeti, i bene ftese publike Kombetares qe te udhetonte edhe ne kryeqytetin kosovar, per tu pershendetur edhe nga mijera tifozet qe festonin atje.

Por, prej impenjimeve te lojtareve, Tirana mbeti stacioni i vetem i ekipit, ndersa FSHF kishte premtuar se do ta merrte seriozisht ne konsiderate ftesen.

Per kete arsye, gjate muajit Nentor, Shqiperia e drejtuar nga Gianni De Biasi do te udhetoje ne Prishtine per te festuar kualifikimin historik, por edhe per te zhvilluar nje ndeshje miqesore me perfaqesuesen e Kosoves.

Nje tjeter ndeshje ndermjet dy skuadrave, kete here ne Elbasan Arena eshte programuar te zhvillohet gjate vitit te ardhshem, ne nje date qe mbetet ende per tu percaktuar.

Miqesorja e meparshme ne Prishtine, me nje trajner te huaj ne krye te stolit kuqezi, ishte ajo e vitit 2003, kur skuadra drejtohet nga Giuseppe Dossena. Pikerisht ne ate sfide me fanellen kuqezi debutoi kapiteni Lorik Cana.