Duka: "Ta shijojme kete fitore"

Presidenti i FSHF-se tha se pa marre parasysh sa paguhen futbollistet e kombetares nuk marrin dot shperblimin per gezimin qe i dhane te gjithe shqiptareve.
Nder me te gezuarit dhe si rralle here i emocionuar ka qene vete presidenti i Federates shqiptare te futbollit (FSHF), Armando Duka pas fitores se Shqiperise ne Aveiro ndaj Portugalise. “Uroj ta shijojne te gjithe shqiptaret kete sukses. Ta gezojme kete fitore. Ka kohe qe nuk shkojme askund per zero pike. Kjo lloj pune shperblehet si me Norvegjine, por kjo fitore ishte me e mire, me e rendesishme ndaj nje ekip i madh si Portugalia dhe eshte ndeshja e pare kualifikuese, te mban me shprese per te luftuar”, tha Duka per Super Sport. Duka kishte thene para ndeshjeve se objektivi eshte kualifikimi. “Ky eshte grup shume i veshtire, grup qe nuk mund te parashikosh asgje, ne kemi tani nje nga kundershtaret me te veshtire te radhes si Danimarka. Uroj te kemi lojtaret pa demtime dhe te konkurrojme e te promovojme ate me nje tri pikesh”. Para ndeshjes ishte folur per premio te medha ne rast te fitores, rreth 10 mije euro. “Ashtu si kam besuar ne nje rezultat, do te isha i kenaqur edhe me nje barazim, De Biasi iu tha lojtareve sot se nuk kam ardhur te ve autobusin para porte. Ata djemte kane besuar te fitorja. Ajo qe i kam thene skuadres eshte se sado parash te ju japim nuk iu shperblejme dot gezimin qe na dhate neve dhe te gjithe shqiptareve. Premiot jane nje faktor, por nuk i kemi diskutuar shifrat, djemve iu kemi treguar se per cfare luajne. Gezimi eshte i pa fund, ajo qe me gezon eshte se skuadra eshte e bashkuar”, tha Duka, i cili nuk harroi te uronte Balajn, tek i cili pranoi se nuk kishte besuar shume. “I uroj te gjithe shqiptaret te shijojne kete fitore”, perfundoi i pari i futbollit shqiptar.