Duka zbulon te ardhmen e Gianni De Biasi

Lidhur me artikullin:

Armand Duka, numri nje i futbollit shqiptar, ka zbuluar se trajneri Gianni De Biasi nuk ka nder mend te largohet nga kuqezinjte pavaresisht ofertave te ndryshme.

“Trajneri ka nje kontrate deri ne vitin 2017, ka deshire te qendroje me ne dhe jemi shume te lumtur qe ai do te vazhdoje. Ka dhene nje kontribut te rendesishem per te arritur te ky sukses”, ka deklaruar Duka per “Gr Parlamento”.

“E kane kerkuar edhe te Italia? Kam degjuar qe ishte mes kandidateve, por trajneri me siguroi qe nuk ka folur me askend edhe per faktin se mendonte vetem per Europianin. Tani shpresojme te te tjeret, varet nga ata. Te shohim se çfare do te beje edhe Italia”, shtoi ai