E ardhmja e Diego Pablo Simeone nuk eshte Italia por Anglia

Lidhur me artikullin:

E ardhmja e Diego Simeone eshte ne Premier League. Keshtu shkruan tabloidi britanik “The Mirror” qe thekson se vendimin e ka marre vete trajneri argjentinas i Atletico Madrid, kontrata e te cilit me “Los Colchoneros” skadon ne vitin 2018. “El Cholo” synon qe te ndryshoje ambjent dhe sipas tij, Anglia eshte destinacioni ideal pasi ne Premier League punojne disa nga strateget me te mire te kesaj loje si Pep Guardiola, Jose Mourinho apo Jurgen Klopp dhe ideja per t’u perballur me ta e josh se tepermi.

Pak muaj me pare, klubi spanjoll dhe trajneri e reduktuan me dy vjet kontraten pas bisedimeve te sterzgjatura edhe pse Simeone po ben nje pune te mire pasi skuadra e tij nuk njeh asnje humbje ne Champions dhe kryeson klasifikimin e Kampionatit Spanjoll. Dy disfatat ne finalet e Champions League ndaj Realit te Madridit kane lene nje shenje te thelle te argjentinasi.

Aktualisht, hipoteza me e mundshme per te ardhmen e tij eshte skuadra e Chelsea qe ka shfaqur shume interes per te ne te shkuaren, por nuk perjashtohen edhe destinacione te tjera, ne varesi te ecurise se klubeve te medha. Vendimi i Simeone per t’u zhvendosur ne Angli shuan praktikisht shpresat e Inter dhe Paris Saint Germain, dy klube qe enderrojne te fitojne sherbimet e argjentinasit, i cili mund te punoje gjithashtu per te bindur edhe Griezmann ta ndjeke ne aventuren e tij te re.