E ardhmja e Lorik Cana e paqarte. Ka dhe 1 vit kontrate me Nantes

Lidhur me artikullin:

Mbetet ende e paqarte e ardhmja e Lorik Cana, edhe per mediat franceze qe gjithsesi ne tentativen per te hedhur drite mbi te, zbulojne disa detaje mjaft interesante ne lidhje me kapitenin e Kombetares Shqiptare qe ne perfundim te aventures ne Euro 2016 beri te ditur se shpejt do te zyrtarizoje vendimin per lamtumiren ndaj Kombetares. Ne nje shkrim te portalit butfootballclub.fr behet e ditur se me mberritjen te Nantes te Carlos Diego eshte e qarte se Lorik Cana do te largohet, por sic ka konfirmuar nje burim i brendshem i Nantes, 32-vjecari ne te vertete ka edhe nje vit kontrate me klubin francez dhe keshtu ne ditet e ardhshme Cana do te rikthehet ne stervitje me Nanten.

Opsioni i largimit te tij gjithsesi mbetet ne fuqi, me Lorikun qe ka mjaft oferta dhe me shume mundesi do te transferohet jashte Europes. Gjithsesi nisur nga fakti qe mbetet ende ne kontrate me Nanten, klubi francez do te perfitoje nje shume simbolike nga transferimi i Cana, pasi pavaresisht marredhenieve te shkelqyera qe Loriku ka me presidentin e Nantes Qaldemar Kita, per momentin nuk parashikohet nje marreveshje xhentelmenesh ne menyre qe Nantes te heqe dore nga e drejta duke pranuar largimin e Canes me parametra zero, gjithmone duke ju referuar mediave franceze.