E bujshme. Mancini braktis stervitjen. Gati largimi nga Inter?

Lidhur me artikullin:

Roberto Mancini ka braktisur pak minuta me pare stervitjen e Inter, pas nje takimi qe ka patur me Bolingbroke, nje nga perfaqesuesit e pronareve te rinj kineze. Ai kishte mberritur ne Milano per te takuar trajnerin zikalter, por duket se takimi qe zgjati disa minuta ka qene i acaruar dhe me tension. Nuk dihet ende se per çfare kane diskutuar, por trajneri zikalter ka lene qendren sportive te Pinetina, aty ku Inter zhvillon stervitjen.

Duket se aventura e trajnerit Roberto Mancini si trajner i Inter eshte ne fund, pasi takimi me pronaret e rinj nuk ka sjelle asgje te re, veçse ka shtuar krizen. Duket se kerkesat e trajnerit per te sjelle te skuadra lojtaret qe ai preferon ka sjelle kete krize mes tij dhe pronareve te rinj. Mediat italiane raportojne se braziliani Leonardo mund te jete zevendesuesi i Mancini ne stolin e Inter.

Burime nga Inter thane se trajneri u largua nga stervitja per te zgjidhur nje problem me pasaporten, para se skuadra te niset drejt turneut amerikan. Oret ne vijim do te jene vendimtare per te ardhmen e trajnerit zikaletr, nese do te qendroje apo jo te skuadra. Projekti qe Mancini kishte mund te rrezohet pa nisur mire sezoni, nderkohe qe Zanetti ka nisur bisedimet me Leonardo, i gatshem per t’u rikthyer ne stolin e Inter. Por ne gare jane edhe Prandelli e De Boer, qe u pelqen shume pronareve te rinj.