E Diela e futbollit. Derbi i Milanos eshte nje spektakel i garantuar

Lidhur me artikullin:

E diela e futbollit europian kulmon me Milan-Inter. Derbi i Madonines dikur mahnitese gjithe boten, sot ka humbur shume nga shkelqimi i koheve te arta, por luhet me synimin per ti kthyer ato serish. eshte nje udhekryq sezoni mes dy skuadrave qe luhaten mes shume drithijesh dhe kerkojne Europen, Inter ne Champions, Milan ndoshta dhe ne Europa League, misione qe per tu arritur kane nevoje per vetebesimin dhe forcen qe karikon nje fitore ne derbi.

Mihajlovic rikuperon Bonaventuran dhe Aleks qe konfirmohen ne formacion, ne mesfushe do te luaje dhe Kucka me Bertoalcin qe mbetet jashte ndersa dyshja e sulmit do te jete Bacca- Niang. Mancini ne kampin zikalter pritet qe te hedhe menjehere ne fushe blerjen e fundit Eder. Ne modulin 4-3-1-2 ishi i Sampdorias do te jete perkrah Icardit ndersa ai qe do ti frymezoje pritet te jete Ljajic qe eshte ne avantazh ndaj Perisic te sapo rikuperuar.

Derbi eshte gjithmone per te mos u humbur por java e 22 e Serise A ofron dhe sfida te tjera interesante. Eshte padyshim nje prej tyre Napoli-Empoli, me Sarrin dhe Hysajn tashme kryesues te Serise A qe sfidojne te kaluaren e tyre. Mbrojtesi shkodran eshte nje titullar i pazevendesueshem ne formacion ku pritet qe ne sulm te luajne Higain, Callejon dhe Insigne. Napolit i duhet me cdo kusht nje fitore per te ruajtur kryesimin qe kercenohet nga Juventusi qe perballet ne mesdite me Chievon.

Ne Spanje vemendja kryesore shkon padyshim per Realin e Madridit qe do te kerkoje te rikethehet te fitorja pas barazimit me Betisin per te mos lejuar arratisjen e Barcelones duke kompromentuar rende shanset per te luftuar per titullin.

Ne Gjermani mision per te ruajtur distancen e komoditetit per Bajernin e Guardioles qe pas nje jave te trazuar per sa i perket marredhenieve ne dhomat e zhveshjes pas kritikave te trajnerit pret Hoffenheim.

Edhe ne France e diela eshte e kryesuesve te PSG qe te shkeputur ndieshem ndaj ndjekesit e kane fituar praktikisht titullin qe ne janar dhe udhetojne per ne transferten me St Etiene.

Nuk do te mungoje edhe futbolli anglez me Chelsean qe luan ne FA Cup perballe Mk Downs, si dhe Eredivisie me Ajaksin qe kerkon konfirmim ne fushen e Roda-s