e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si nje Startup

Kaspar Korjus – VentureBeat

Fshehur ne nje cep te Europes verilindore, Estonia eshte nje model per qeverite e vendeve ne te gjithe boten per menyren sesi shfrytezohet interneti per te rivleresuar ate qe te gjithe quajne epoka dixhitale.

Padyshim eshte surprize sepse Estonia ka nje popullsi prej vetem 1.3 milionё banoresh dhe fitoi pavaresine nga Bashkimi Sovjetik vetem tri dekada me pare. Por fale iniciatives e-Estonia, qeveria eshte shnderruar ne nje inkubator nga ku marrin jete idete e shtetesise dixhitale, sigurise, biznesit virtual dhe edukimit.

Sipas Kaspar Korjus, faktoret kryesorё qe kane luajtur rol ne revolucionin dixhital te Estonise, dikur te konsideruara si disavantazhe, jane popullsia e vogel, historia e shkurter moderne dhe izolimi qe kane detyruar rivleresimin e nocionit te kombesise.

Ne nje shtet ku kryeministri eshte vetem 36 vjeç, nuk ngelet shume kohe per te shpenzuar ne germimin e te kaluares. “Gjenerata e re po drejton qeverine Estoneze,” u shpreh Korjus. “Ja pse qeveria eshte e shpejte dhe e shkathet ne vendime. Qytetaret e kuptojne boten dixhitale. Ju nuk keni pse t’ua shpjegoni ate.”

Korjus eshte vetem 27 vjeç dhe tani eshte mbikeqyres i programit me te fundit qe eshte nje meshirim i vertete i ambicjeve te revolucionit Estonez: e-Rezidenca.

Ideja erdhi fale disa iniciativave vite me pare nga qeveria teksa me ambicje shikonte te ardhmen e Estonise dhe ekonomise se saj. Nje nocion qe mori jete ishte: Si mund te terhiqen 10 milionё banore te rinj ne Estoni brenda 2025-es?

Sigurisht qe do te ishte diçka e pabesueshme qe zhvendosen 10 milionё banore te rinj ne Estoni. Po sikur te mos ishte e domosdoshme zhvendosja? Kjo shenoi startin e nje zinxhiri te gjate idesh qe cuan ne themelimin e e-Rezidenca. Korjus i cili ka punuar ne startupin Suedez TeliaSonera, eshte rekrutuar per te zhvilluar programin ne fjale.

Ne momentin qe Korjus u be pjese e projektit, Estonia tashme kishte shpenzuar pothuajse dy dekada ne vendosjen e themeleve te programit. Pak vite pasi fitoi pavaresine e saj, vendit i duhej te fillonte ndertimin e nje infrastrukture mbare kombetare te IT nga hiçi.

Keto perpjekje shenuan kulmin ne 2002, kur qeveria asokohe vendosi te ofronte per te gjithe qytetaret nje karte identiteti me nje çip i cili ne perberje kishte enkriptim 2048-bit. Karta mund te perdorej nga qytetaret si nje forme zyrtare identifikimi.
Por çfare funksionesh kryen? Eshte karta kombetare e shendetit, mund te perdoret per t’u qasur ne llogarite bankare, mund te perdoret per nje nenshkrim dixhital, qytetaret mund ta perdorin per te votuar online nga shtepite e tyre madje edhe te kene qasje ne rregjistrat shendetesor. Pa harruar faktin se mund te fillojne nje biznes online ne pak minuta, te paguajne taksat e tyre ne me pak se pese minuta ose te ndjekin transaksionet me te fundit te bizneseve te tyre.

Me e-Rezidencen, ideja eshte te portohet ky sherbim kombetar dhe te behet i disponueshem boterisht. Ne te vertete, ne fillimet e veta Korjus dhe grupi i tij i zhvilluesve nuk ia kishin idene sesi do te funksiononte kjo gje pertej Estonise. Thjesht vendosen te ndertonin diçka dhe te shikonin me pas si funksionon ne realitet.

“Ne nuk ia kishim idene se per ke po e benim kete, ose çfare te mirё do t’i sillte Estonise,” u shpreh ai. “Ne ishim ne dijeni te faktit se kishte filluar nje vale zhvendosjeje te vendbanimeve ne te gjithe boten, dhe ri-ndertimi i nje identiteti te ri ne çdo vend eshte nje pune goxha e madhe.”

Procesi i regjistrimit eshte jashtёzakonisht i thjeshte, i cili merr vetem pak minuta. Ne vetem pak muaj nga lançimi, u regjistruan plot 2,000 qytetare. Tani jane 10,000.

“Kjo provon ekzistencen e nevojes per nje sherbim te tille,” u shpreh ai.

Korjus tha se po njihen me njerez qe deshirojne te fillojne kompanite e tyre te internetit duke shfrytezuar modelin e biznesit te perdorur ne Estoni, nje biznes te cilin mund ta menaxhojne nga çdo cep i botes. Ne te njejten kohe ballafaqohen me sfiden e startit te nje biznesi ne Europe, nje proces i gjate dhe i dhimbshem ne themelimin e filialeve te ndryshme ne secilin prej shteteve anetare.

Gjer tani, e-rezidentet kane themeluar rreth 500 kompani ne Estoni. Jo vetem qe paguajne taksa ne Estoni, por ndikojne per mire ne klimen e biznesit dhe ofrimin e sherbimeve. Edhe pse nuk dha nje shifer te impaktit ekonomik qe kjo nisme mund te kete pasur, sherbimet po terheqin edhe kompani si PayPal te cilat po shfrytezojne sistemin per te lehtesuar pagesat.
Sigurisht qe ka kufizime. Anetaret e ketij programi nuk mund te votojne ne Estoni, sepse nuk mund ta perdorin e-rezidencen si dokument zyrtar udhetimi. Korjus u shpreh qartazi se kompanite e krijuara permes programit nuk u shpetojne taksave. Estonia nuk po synon te ndertoje parajsen e taksave. Perkunder, progami synon te krijoje lehtesi dhe efikasitet.

Korjus beson se ky eshte vetem fillimi per Estonine, e cila ia ka arritur te ofroje nje model edhe per qeverite e vendeve tjera. Padyshim qe do t’u duhet kohe per ta arritur. Por sapo t’ia arrijne, Korjus tha se perfitimet per qytetaret do te jene kolosale.
“Duhen vite perpara se shoqeria ta pranoje diçka te tille,” tha Korjus. “Por besoj se ne 20 vite, njerezit do te kthejne koken pas dhe do te kuptojne se çdo gje qe shfrytezojne sot dikur ishte thjesht nje ide ne leter.”

/PCWorld Albanian
e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si nje Startup