E merkura e Champions League. Verdikte per vendet e para ne grupe

E Merkura e Uefa Champions League, sjell ne skene 8 ndeshje te tjera, 8 takime te vlefshme per ruandin e 5-t ne grupet A, B, C dhe D. Vemendja do te jete e gjitha te superperballja qe do te zhvillohet ne Londer mes Arsenal te Arsene Wenger dhe Paris Saint Germain te Unai Emery. Me dy skuadrat tashme te kualifikuara matematikisht per me tej, lufta eshte e gjitha per vendin e pare ne grupin A. Ne Emirates nuk ka favorite edhe pse Arsenal do te perpiqet te shfyrtezoje faktorin fushe. Pas barazimit 1-1 ne Parc Des Princes ne nje ndeshje te dominuar nga kampionet e Frances me Edinson Cavanin qe shperdoroi pafundsisht, te dyja skuadrat do te bejne gjithcka per te marre nje fitore, pasi vendi i pare ne grup do te thote nje short me i lehte ne leter ne turin tjeter. Ne ndeshjen tjeter te grupit Ludogorets pret ne Bullgari Baselin e Taulant Xhakes ne nje sfide qe do te percaktoje se cila nga keto dy skuadra do te shkoje ne Europa League.

Ne grupin B, Napoli me Elseid Hysaj ne fushe luan nje sfide jo shume te veshtire pasi pret ne San Paolo Dynamon Kiev ne nje ndeshje te cilen duhet ta fitoje me cdo kusht per te siguruar kualifikimin. eshte nje perballje direkte per nje vend ne ruandin tjeter sfida mes Beshiktashit dhe Benfices qe do te zhvillohet ne oren 18.45 ne Stamboll.

Ne grupin C, ne Glasgow, Barcelona e Luis Enriques sfidon Celtic-un vendas me nje objektiv te qarte fitoren per te kualifikuar matematikisht ne fazen me eliminim direkt. Ne ndeshjen tjeter Borussia Moenchengladbach luan ndaj Manchester City, nje ndeshje delikate kjo per te dyja ekipet.

Dita nis me sfiden e grupit D, Rostov-Bayern qe zhvillohet ne oren 18. Bavarezet e Carlo Ancelotti duhet te hedhin pas kraheve disfaten ndaj Dortmund ne kampionat per te tentuar nje fitore qe do ti mbante ne loje per vendin e pare. Ne mbremje Atletico Madrid po ne kete grup pret ne Vicente Calderon, Psv Eindhoven, me shpresen se ndryshe nga kampionati ne Champions do te vazhdoje ecurine e fitoreve rradhazi.