Ecclestone: “Formula 1 duhet te ndryshoje”

Lidhur me artikullin:

Polemizues dhe i vendosur, sic ka qene gjithmone, por kete here eshte dhe autokritik. Bernie Ecclestone, rikthehet te flase per krijesen e tij, Formula 1 duke kerkuar ndryshime radikale.

“Eshte momenti per nje ndryshim total te Formula 1. Me keto rregulla Formula 1 duket e vjeter si nje shtepi viktoriane, duhet ta grisim librin dhe me personat e paket kompetente qe kane mbetur duhet ta rishkruajme te gjithin nga e para”.

Nese pak dite me pare Bosi i Formula 1 foli per pronare te rinj duke paralajmeruar shitjen e aksioneve, kete here duket akoma edhe me i vendosur, duke analizuar pa kursyer kritikat ndaj vetes edhe disa nga problemet qe po shfaqen ne Boterorin e shpejtesise.

“Puna e inxhiniereve ka shume rendesi. Kur njevendeshet jane ne piste duhet te kete vlere vetem paraqitja e pilotit, por sot nuk eshte keshtu. Duhet te jemi ne gjendje te degjojme ate qe deshiron publiku. Ky i yni eshte nje sport qe duhet te beje llogarite me spektaklin qe prodhon. Sot teknologjia ka reduktuar ndjeshem paraqitjen e pilotit. Une bej pjese ne Grupin e Strategjise dhe mund te them se vijohet te shtohen rregulla te padobishme, pasi struktura qendron e njejta. Duhet te ndodhe e kunderta, te shembim gjithcka dhe te nisim nga e para”.

Ecclestonte per te evituar keqkuptimet ne lidhje me pilotet ndieu te nevojshem edhe nje koment shtese.

“Me gjithe keto nuk po them qe Lewis Hamilton nuk eshte nje super pilot, por qe njevendeshja e tij e ndihmon shume. Do te me pelqente ta shikoja ne nje makine tjeter, nuk po them qe nuk do te fitonte, por kjo do te ishte dicka interesante”.

Ecclestone shtoi se per kete arsye kur e pyesin per pilotin me te forte te te gjitha koherave ai thote emrin e Alan Prost, pasi ai ishte i afte ta pergatiste makinen si askush tjeter ne nje epoke kur teknologjia nuk ishte ende kaq decizive.