Edhe IAAF nen kontroll. Skandal korrupsioni dhe dopingu

Lidhur me artikullin:

Tronditet bota e atletikes. Gjithçka pas nje kontrolli te xhandarmerise franceze ne zyrat e Federates Nderkombetare, IAAF ne Monte Carlo.

Blici u realizua ne kuader te hetimeve per nje rast korrupsioni, nje sistem rryshfeti qe kishte si qellim te fshihte testet e anti-dopingut te disa atleteve ruse te cilet rezultonin pozitive me te substanca te ndaluara.

Mes te hetuarve nga autoritetet franceze eshte edhe Lamine Diack, 82-vjeçari nga Senegali qe ne 16 vitet e fundit ka drejtuar sportin “Mbretereshe” ne rang global. Konfirmimi per mesymjen e xhandarmerise u dha nga IAAF, qe nepermjet nje komunikate per shtyp shprehej e hapur ndaj autoriteteve dhe premtoi bashkepunim te plot.

Hetimet ne France kane nisur ndersa paralelisht me ato te komisioneve te pavarura te vete Federates dhe nga WADA, Agjencia Nderkombetare e Anti-Dopingut, pas akuzave rreth rregullores dhe normave kunder substancave te ndaluara.

Ne te gjithe kete situate, Diack, i cili mbajti postin e presidentit nga viti 1999 deri ne muajin Gusht te ketij viti, eshte personazhi kryesor qe hetohet per korrupsion dhe pastrim parashe. Sipas autoriteteve, edhe ai dyshohet se ka marre rryshfet ne vitin 2011.

Per here te pare, akuzat se atletet ruse perdorin sistematikisht doping u bene publike ne Dhjetor 2014, kur televizioni gjerman, ARD transmetoi dokumentarin me titull “Dossieri Doping: Ja si i krijon Rusia kampionet e saj”. Sipas reportazhit, ne 12 vitet e pare te mijevjeçarit te ri, te pakten nje e treta e medaljeve ne Olimpiada apo Boterore jane fituar nga atlete qe perdorin substanca te ndaluara.