Edinson Cavani shenon dhe i jep 3 pike shume te vlefshme PSG

Lidhur me artikullin:

Edinson Cavani nderon Paris Saint Germain. Fale nje dygoleshi te sulmuesit uruguaian, skuadra e Unai Emery triumfoi ne klasiken e futbollit francez pasi mposhti me shifrat 2-1 Olympique Lyon. Nje fitore shume e rendesishme kjo per kampionet e Frances, qe perfituan edhe nga hapi fals i Nices per te barazuar Monaco ne kuoten e 32 pikeve ne vendin e dyte te klasfikimit dhe per ta cuar ne vetem 1 pike disavantazhin ndaj skuadres se Lucien Favre qe kryeson Ligue 1.

Ne Lyon, Edinson Cavani arriti te zhbllokonte shifrat ne minuten e 30-te teksa kthehu ne gol nje 11-metersh. Me kete rezultat perfundoi pjesa e pare nderkohe qe fraksioni i dyte nisi me gol per vendasit. Lyoni barazoi shifrat me Matheu Valbuenan duke ia veshtirsuar shume gjerat Parisit. Por atehere kur dukej se gjithcka po shkonte drejt barazimit, te besuarit e Unai Emery gjeten golin e fitores. Ne minuten e 81-te El Matador vrau perfundimisht shpresat e Lyonit per te dale me nje rezultat pozitiv nga kjo sfide, duke realizuar golin e fitores per miqte me nje goditje me koke pas nje krosimi perfekt te belgut Meunier. Goli i 13-te ne Ligue 1 per Cavanin qe kryeson i vetem listen e golashenuesve.