Edmond Haxhinasto merr pjese ne aktivitetin per axhenden e konektivitetit, ne sektoret e transportit dhe energjise

Ministri i Transportit dhe Infrastruktures Edmond Haxhinasto, ka marre pjese ne konferencen “Progresi i Shqiperise per axhenden e konektivitetit, ne sektoret e Transportit dhe Energjise”. Ne kete aktivitetet organizuar nga Instituti per Bashkepunim dhe Zhvillim, se bashku me fondacionin “Konrad Adenauer”, Ministri Haxhinasto vleresoi rolin e Gjermanise ne kete proces, pasi rajoni i Ballkanit ka nevoje perveç impaktit politik edhe per ate ekonomik.

Ministri tha se eshte me shume rendesi qe pjesa e infrastruktures fizike duhet te ecё paralel me masat e tjera, duke permendur masat e buta qe jane rregullat e tregut e politikat e perdorimit te infrastruktures.

Ne kete kontekst Haxhinasto tha se rajoni duhet te shkoje drejt liberalizimit te tregut, pasi aktualisht kostot e sherbimeve kufitare mes vendeve te Ballkanit, jane 5 here me te larta krahasuar me vendet e BE-se.

Modeli “One stop Shop”, qe aktualisht po aplikohet me Malin e Zi, ministri tha se duhet te shtrihet ne gjithe rajonin. Ministri tha se duhet nje koordinim me i madh mes vendeve te rajonit, veçanerisht per projektet e medha ne infrastrukture dhe vleresoi miratimin e grantit 4 ml euro per korridorin Adriatiko- Jonian.

Haxhinasto nenvizoi se zhvillimi dhe lidhshmeria, do te sjelle me shume qendrueshmeri dhe prosperitet ne rajonin e Ballkanit, por ky zhvillim kerkon angazhim me te madh financiar nga partneret nderkombetare.

Ai paraqiti zhvillimet ne infrastrukture dhe plotesimin e detyrimeve kombetare ne kuader te procesit te Berlinit, te cilat perkojne me detyrimet per avancimin e metejshem te integrimit te Shqiperise ne BE.