Eduart Selami dhe Ilva Tare se shpejti behen prinder

Lidhur me artikullin:

Me ne fund Ilva Tare do te kete nje femije ne martesen e dyte. Gjithçka po shkon sipas planeve ne lidhjen e saj me ish kryetarin e PD-se Eduart Selami. Sipas gazetes Dita te kesaj te premteje Ilva e cila eshte pare pak kohe me pare ne spitalin Hygea ne pjesen e maternitetit, po pret tashme nje femije. Ky eshte nje urim i bukur per çiftin dhe sidomos per Ilven e cila tashme nuk do te jete vetem nje femer ne karierre por edhe nje nene ne karierre.

Ata jane njohur gati dy vite me pare por qe prej nje viti lidhja e tyre eshte bere publike. Deputeti i Partise Demokratike, Eduard Selami tregon hapur angazhimin e tij serioz ne lidhjen me gazetaren Ilva Tare. Ai nuk e heq nga dora unazen e fejeses ne çdo dalje zyrtare. Ndersa Ilva Tare, me te cilen u njoh pas kthimit ne Tirane, ne nje dalje televizive u shpreh se kishte gjetur njeriu e jetes. Gazetarja ka marre dhe nje unaze “Tiffany” nga ish-kreu i PD-se. Deputeti i PD-se ka dy femije nga martesa me ish-‘Miss’-in Pegi Vreto, ndersa Ilva nuk ka femije nga martesa me jordanezo-amerikanin Majd Nuri Shafiq.