Eduart Selami: Pas fitores time, Bashën do ta mbaj në PD

 

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Kam gjetur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm në elektorat, edhe pse nuk është e lehtë se si do të dalim nga situata ku PD ndodhet tani.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Dekomokrati i thjeshtë është braktisur. Shpirti demokrat është aty, por ka humbur besimi. Forca ime më e madhe është vizioni bashkëkohor. Koha e ka lënë pas partinë demokratike, sot PD është më pak demokratike se më parë.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Gara është e pabarabartë, që nga koha e deri tek mos dorëheqja e Bashës. Ajo që unë propozoj është një nen në statut, që nëse kryetari nuk e nxjerr partinë fituese në zgjedhje parlamentare, atëherë ai duhet të tërhiqët. Hyj në një garë të pabarabartë, por të fitueshme.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Humbja që ne kemi bërë, ka kohë që ka. Shkaku kryesor është që PD është larguar nga vlerat e qendrës së djathtë, të shtetit ligjor. Është larguar nga elektorati i saj, nga ish të përndjekurit, nga rinia, nga elita. Do ta rinrge PD me një vizion të ri dhe lidership të ri që nuk është parë në PD. Duhet lidershipi i shoqërive të hapura.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Menjëherë do të kishte rikthim të demokracisë së brendshme. Sot nuk di kërkush së çfarë bëhet. Del kryetari me një listë dhe e merr vesh nga televizioni se çfarë bëhet. Në bazë ligji, por se ku e ka gjetur këtë se dimë. Ti mund të kesh të drejtë të propozosh, por në varësi të votës së qytetarit.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Është për të ardhur keq. Modeli dhe platforma që unë kam janë model ringritje, të reja që ende nuk kanë ardhur në Shqipëri. Kur ti ke një vizion dhe platformë është shumë e thjeshtë. Jane reagime emocionale që nuk i marr parasysh.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: I shkëputur kaq gjatë sa unë, kjo lloj fantazie më krijon shumë çudi. Fjaleët lart e poshtë janë të pavërteta. Unë e kam mbështetur marrëveshjen, por kundërshtuar në pikën që pjesë e saj është një koalicion. Kur të më zgjidhni kam thënë se nëse e vetmja rrugë që PD ka për të ardhur në pushtet është aleanca me PS unë nuk jam personi i duhur. Unë që në zgjedhjet që vijnë dua që bashkë me koalicionin e vlerave të qëndres së djathtë të jemi fitues, përndryshe unë jap dorëheqjen.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Si mund të mendoj une që në forcën time politike kundërshtarët e mi do të vjedhin votat. Ajo listë dhe komisioni zgjedhor është zgjedhur nga kryesia. Unë me mirë të jem naiv sesa dyshues. Unë kam besim absolut tek integriteti i atyre që do të numërojnë votat. Nëse jam dyshues s’duhet të jem fare këtu.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Duke patur parasysh që është një periudhë jo e lehtë, dhe une që kam kërkuar që koha është shume e shkurtër, është një ngjeshje e tillë që s’ka mundësi. Ne i kursejmë kohën elektoratit. Unë propozova të dilnim përballë kandidatëve të dy, me platformën dhe përballë mediave. Kjo është garë brenda forcës sonë politike dhe në një vend unë jam përpara dhe këmbejmë një orë ose dy orë. Ka degë që atyre ju duhen gjysëm dite që të vijnë në qendër dhe tre nga këto ne i kemi të hapura me kamera. Të tjera për shkak të vështirësive ne i kemi bërë të përbashkëta pa kamera. Asnjë fallcitet nuk ka. Do të kemi takime të përbashkëta me kamera, në të njëjtën kohë me të dy kandidatët.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Unë jam në garë për të kontribuar në forcimin e PD. Gara tjetër që do të vijë do të jetë e barabartë. Gjëja e parë që do të bëj pas fitores është të vendosim kushtet për garën tjetër, ndryshe nga kjo garë e pabarabartë.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami:Unë kur të fitoj do ta fillojë nga analizat e hapura. Shqiptarët vendosin se kush parti do të fitojë dhe kush do shkojë në servis. Unë do ta filloj që nga seksioni më i thjesht në 69 degët e PD dhe me dhjetra e qindra seksione që ka. Unë kam zbritur në deje.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Qëndrimi i Berishës ka qënë konstruktiv dhe bashkues, asnjë i tepërt. Përsa i përket garës besoj se ai ka shprehur preferencë per zotin Basha, por ka qënë krejt normale. Nga deklarimet që ka bërë e kuptoj. Në takimin që kemi bërë ai më tha që do të ruajë neutralitetin. Unë i kam thënë se ai ka plotësisht të drejtë të mbështesë ate që mendon se është më afër asaj që ai mendon. Unë do ta mbështes Bashën dhe nëse fitoj. Do të strukturoj gjithcka, por nuk do të ketë vendime të miat pa miratimin e këshillit kombëtar. Kjo është ajo që nuk është parë akoma në Shqipëri. Ky është dhe problem kryesor i partisë më të madhe në Shqipëri, këto janë mirazhe demokratike.
Po unë e them që s’do të kem unë kopetencë, por unë do të mbledh dhe komitetin kombëtar dhe do të fitoj ai që ka vota më shumë me votim të fshehtë. S’do të ketë me parti si prona private të kthyera në vatra të korrupsionit politik.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Nuk është sulm ndaj Bashës. Modeli i Bashës dështoi, është i kapërcyer dhe model i vjetëruar. Në politikë dhe në shoqëri të rrëzon gjithë të tjerët. Basha e ka futur lidershipin e tij në modelin e vjetëruar. Por s’do të thotë që Basha nuk ka vlerë në PD.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: Edhe nëse humb do të vazhdoj të reformoj PD. Lidershipi nuk është pozicion, por ide, është aksion dhe komunikim. Unë do të prezantoj një model të tillë që pavarësisht në ç’pozicion kam unë do të jem aktiv. PD do ta rikthej si motor të zhvillimit të Shqipërisë edhe pa qënë në lidershipin e saj.

#KAPITAL  Gara në PD

Eduart Selami: E kam refuzuar Bashën për postin e nënkryetarit të partisë katër vite më parë. Unë nuk pranoj asnjë post të emëruar nga kryetari, pa votën e strukturave me votim të fshehtë.

#KAPITAL  Gara në PD

Edlira Bushati: Beteja vazhdon, për sa kohë që data 22 korrik ka rreth dy javë, në mure politike është shumë gjatë. Mbase s’ka qënë shumë e qartë për kryesinë, nuk ka qënë një peticion, por ne kemi kërkuar në atë kërkesë ishte në krye analiza e zgjedhjeve, shtyrja e zgjedhjes së kryetarit dhe kjo garë të bëhej në shinat statutore. E rëndësishme është që edhe votimi nuk u morr parasyh.

#KAPITAL  Gara në PD

Arben Skënderi : Njerëz të tronditur nuk i vlejnë PD, vetë Basha është i tronditur. Ne kërkuam një komunikim për t’u mbledhur dhe vetë reagimi i Bashës ishte problematik, po ngri dhe nuk më punuan njerëzit. Personat që ishin kundër këtij komunikimi me presion pozitiv arritën në mbledhje kryesit, por na u vu një rend dite të përliqej ajo që po ndodhte kundër asaj që po ndodhte.

#KAPITAL  Gara në PD

Arben Skënderi : Atë që duam të fitojmë ne është që PD të reflektojë për përgjegjësitë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi. Askush nuk do të reflektojë se çfarë patën njerëzit që nuk dolën në zgjedhje!

#KAPITAL  Gara në PD

Mentor Kikia: PD duhej t’i nënshtrohej një analize të thellë dhe procesi zgjedhor të ishte real. PD nuk ka nevojë për kryetar për protokoll, por ka nevojë për një lider që të frymëzojë turmat, të kthej demokratët tek gjiri i saj dhe pastaj të kërkojë të tërheq votën e qytetarit.

#KAPITAL  Gara në PD

Basir Çollaku: Ky debat e bën më demokratike këtë parti. Kjo duhet dhe zyrtarizuar dhe jo vetëm dëgjuar. Të gjithë kanë kontribute, jo thjesht një javore, që do të thotë se PD vjen në këtë garë me një bilanc pak të trullosur. Personalitetet e PD dhe anëtarët e kryesisë kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarit, duhet të kishin pasur një qasje dhe për datën 22 korrik.

#KAPITAL  Gara në PD

Edlira Bushati: Nese zgjidhet Basha per emergjence, do te kemi nje kryetar pa parti dhe pa nder. Kjo zgjidhje me emergjence do te kemi nje PD te percare. Do te jete e ndere që dhe vete Bash ate formesohej me shume si lider. Zgjidhja do ishte per thirrje te rikthimit te demokrateve, te  bashkimit. Statuti nuk parashikon ngrirjen, por disa rregulla baze. Kryetari duhet te zgjidhet nje anetar nje vote dhe modalitetet duhet e parashikohen dhe miratohen nga keshilli kombetar. Ne po futemi ne zgjedhje dhe skemi rregullore te zgjedhjeve.

#KAPITAL  Gara në PD

Mentor Kikia: Më duket se Berisha po bëhet varri i PD. Sepse grupime të tilla kur drejtohen kaq gjatë nga nje grup i caktuar, nga një dorë e fortë dhe me fanatizëm, kur lideri ndryshon pësojnë dhe ndryshime të mëdha. PD pikërisht në këtë fazë duhet të futej në remont kapital, këtu ishte gabimi i Berishës. Ai nuk u tërhoq, por vazhdoi të luante fijet në prapaskenë si teatër kukullash. Berisha mund të jetë që në momentin e fundit nuk u mor as me listat apo çadrën, por ishte vonë. S’është faji i Bashës, sepse PD do kishte rezultat katastrofik, pasi u tërhoq lideri 25 vjeçar duhet t’i nënshtrohej një rimodeli. Por PD mendoi se mund të fitonte pas ikjes së Berishës, por dështoi.

#KAPITAL  Gara në PD

Arben Skënderi: PD këto katër vite e kaloi duke u rinovuar, dhe dora Berishës nuk ishte askund. Por ku ishte programi i PD? S’ishte askund tek qytetarët, nuk u punua me elektoratin.

#KAPITAL  Gara në PD

Arben Skënderi : Nuk ka qenë  në asnjë çast tendencë se cili do të ishte lideri që do të dilte nga ne. Nuk e kuptoni që mund të ketë dhe një qasje morale ndaj kësaj gjëje. Ne kemi refuzuar të flasim për këtë gjëm sepse kemi pas një qasje të moralshme dhe parimore.

#KAPITAL  Gara në PD

Arben Skënderi : Me shqetëson që a do të dalin demokratët në këto palë zgjedhje që të votojnë, sepse shoh që janë të demoralizuar për këtë zgjedhje që do të votojnë kundër vullnetit të tyre.

 

#KAPITAL  Gara në PD:

Edlira Bushati