Edukimi Financiar – Nje çeshtje pertej sistemit bankar

Kumtese e mbajtur ne takimin: “Nevoja e nje strategjie kombetare per Edukimin Financiar”, organizuar nga Banka e Shqiperise me 15 mars 2016, ne kuader te Javes Globale te Parase, 14-20 mars.
Nga prof. asoc. dr. Elvin Meka*

Ne nje analize te fundit vrojtuese te ndermarre nga Sallie Mae ne SHBA ne Janar 2016 me studentet e kolegjeve te ndryshme te biznesit, arriti ne perfundimin qe ata, ne nje pjese te madhe nuk kishin nje kuptim te plote dhe te qarte mbi mekanizmin e funksionimit te produkteve financiare. Konkretisht, vetem 31% e tyre iu pergjigjen korrekt tri pyetjeve te bera nga Sallie Mae, lidhur me huate, pagesen e interesave dhe vleren ne kohe te parase.

Mjafton nje gjetje e tille per te kuptuar jo vetem rendesine qe paraqet edukimi financiar, por dhe perpjekjen e vazhdueshme dhe gjitheperfshirese qe duhet bere, per te siguruar nje investim te perhershem ne drejtim te dijes ne fushen e finances dhe perdorimit te parase.

Sot ka nje vemendje me te madhe dhe diskutim tejet energjik, ne rang global, lidhur me edukimin financiar, ndikimin qe ai ka ne mireqenien e njerezve dhe rrugeve qe duhen ndjekur, apo mekanizmave qe duhen perdorur, per te siguruar nje nivel optimal te kesaj dijeje. Veçanerisht, kjo vemendje u be me e theksuar pas krizes se viteve 2007 – 2008, ku bota dhe ne shqiptaret mesuam edhe me shume mbi nje fakt te thjeshte: Se nuk mund te jetojme per nje kohe te gjate pertej mundesive dhe burimeve tona financiare.

Por pse eshte me kaq vlere edukimi financiar dhe pse kjo dije mbi parane dhe financat nuk duhet te mbetet prone e nje pjese te qytetareve dhe publikut? Pergjigja eshte teper e thjeshte: Edukimi dhe dija financiare nuk mund te jete nje e mire private, apo e nje grupi te caktuar, por duhet te jete nje e mire per te gjithe, pra nje e mire publike! Nese nuk trajtohet si e tille, atehere çdo lloj perpjekjeje do te jape vetem rezultate te pjesshme dhe historia do te rifilloje gjithnje nga viti zero. Vetem duke u trajtuar si e tille ajo do kete mundesi te jete e arritshme nga shumica apo pjesa derrmuese e popullates dhe me e rendesishmja, do te jete nje kontribuese e drejtperdrejte dhe afatgjate ne mireqenien e njerezve.

Gjithsesi, gjykoj se per ta shnderruar edukimin financiar ne nje te mire publike duhet te kemi parasysh se, asnje grup i vetem dhe i veçuar interesi nuk do te mund te ishte mjaftueshem i fuqishem apo ndikues, per te bere ndryshimin rrenjesor ne kete drejtim. Nese flasim per edukimin financiar ne Shqiperi e kemi shume te lehte te sjellim ne kujtese dhe nuk mund te mos pershendeten perpjekjet e shumta te aktoreve dhe grupeve te ndryshme te interesit, qe nga bankat, me perpjekjet e tyre ne kete drejtim, si pjese e pergjegjshmerise sociale, Bankes se Shqiperise lidhur me investimin e vazhdueshem, jo vetem monetar, ne drejtim te edukimit financiar masiv, sipermarrjet e OJF-ve te ndryshme dhe partneritetet me Ministrine e Arsimit dhe Sporteve, per nderfutjen e elementeve te veçante te edukimit financiar ne kurrikulat shkollore etj. Ajo qe verehet sot ne Shqiperi eshte nje deshire dhe interes i theksuar, veçanerisht i sektorit bankar, por jo vetem, per te kaluar ne nje nivel te ri, per sa i perket çeshtjes madhore te edukimit financiar dhe kjo eshte lehtesisht e kuptueshme. Nje qytetar i miredukuar nga pikepamja financiare rrit shanset per te pasur neser dhe gjithe kohes neper sportele me pak kliente te keqij dhe lehtesi me te madhe per te kuptuar dhe ofruar sherbimet e produktet e tyre. Perpos ketyre perfitimeve, shoqeria do te perjetoje me pak probleme sociale, pasi qytetaret e saj do te jene ne gjendje te marrin vendime me te pergjegjshme dhe me te menduara financiarisht. Gjithsesi, keto perfitime qe sjell edukimi financiar dhe sukseset e rezultateve te tij, per fat te keq nuk jane te garantuara, por kerkojne shume kohe, investime dhe mjaft perkushtim, jo vetem nga bankat. Thene ndryshe, edukimi financiar nuk mund te jete thjesht nje çeshtje e bankave, e ne kushte te tilla bankat nuk mund te jene as aktoret e vetem, sikunder dhe as perfituesit e vetem te tij. Duhet te jete e qarte se jo çdo gje ‘arrihet me para’ apo ‘behet per para’, e per me teper, te gjitha grupet e interesit duhet te jene te gatshme te marrin persiper kostot respektive, qe jo gjithnje jane te nje natyre monetare.

Pertej perpjekjeve te lavderueshme te siperpermendura, ende vihet re nje lidhje jo e forte harmonike dhe sinkron e tyre, e ne kete menyre behet thuajse e pamundur te prodhohen rezultate mbreselenese dhe afatgjata, nese ato vijojne jetesohen si nisma te veçuara apo te vendosen ne sekuence te njera-tjetres, e jo te modelohen si nje projekt i vetem, menaxhimi i te cilit eshte me i lehte, prodhon sinergji, e per rrjedhoje, jep me shume rezultat e me pak kosto. Ne terma marketingu, shoqerise shqiptare i nevojitet strategjia “penetruese” dhe jo “skimming”, lidhur me edukimin financiar. Ne keto kushte, lind natyrshem nevoja per te hartuar dhe jetesuar nje strategji kombetare per edukimin financiar edhe ne Shqiperi, me synimin per te formesuar pikerisht kete projekt. Por cili mund te jete modeli me i mire per nje strategji te tille? Pergjigjen e sakte e ka dhene OECD ne vitin 2012: “Nuk ka nje model apo nje proces te tipit ‘nje mase, nje kut’ per zhvillimin e strategjise kombetare per edukimin financiar”. Natyrisht, Shqiperia ka “luksin” te shfrytezoje te gjithe eksperiencen europiane ne kete drejtim, nisur dhe nga fakti i qenies se AAB-se si anetare e asociuar e Federates Bankare Europiane, EBF-FBE. Ne kete drejtim, shpresoj dhe besoj se Shqiperise nuk do t’i mungoja asnjehere ndihmesa dhe mbeshtetja.
Se fundi, te gjithe jemi te interesuar per te vjele gjithe kohes sa me shume rezultate pozitive nga edukimi financiar, por per te arritur keto duhet rikujtuar çdo dite dhe ne çdo hap aksioma: “Ç’te mbjellesh do te korresh!”

*Elvin Meka eshte Zevendes/rektor per Procesin Akademik ne Universitetin Europian te Tiranes dhe Kryeredaktor i Revistes “Bankieri”/Mapo/