Egjipt, turizmi i sjell 36 miliarde fitime ne vit vendit

Turizmi eshte nje sektor shume fitimprures per Egjiptin. Vetem gjate vitit 2014, vendin e kane vizituar 9.8 milione vete, duke i shtuar ekonomise se tij 36 miliarde dollare, apo gati 12.8 % te PBB-se.

Sektori siguron gjithashtu 11.6 % te punesimit te pergjithshem. E perkthyer ne shifra, kjo eshte e bararzvlefshme me 2.9 milione vende pune. Tani egjiptianet druhen se rrezimi i avionit rus ne Gadishullin e Sinait do t’i largoje turistet dhe shenjat e para erdhen me vendimet e Britanise se Madhe e Shteteve te Bashkuara per te ndaluar fluturimet drejt resorit te tij me te famshem, Sharm el Sheikhut. Avioni i tragjedise se konsumuar te shtunen ishte i mbushur me turiste ruse.

Egjipti eshte nje nga destinacionet e preferuara te ruseve. Qe nga viti 2013, llogariten te kene kryer 1.9 milione udhetime ne kete vend. I vetmi vend i vizituar me shume prej tyre eshte Turqia. Statistikat tregojne se nje ne pese turiste ne Egjipt eshte rus. Ndersa numri i vizitoreve nga Britania eshte ne renie. Arsyen e ketij fakti ekspertet e gjejne tek trazirat politike te vitit 2011 dhe sulmet e shtuara te militanteve islamike.

Neper nje situate te ngjashme kaloi disa muaj me pare edhe Tunizia. Pas vrajes se 38 turisteve ne nje plazh te saj nga nje militant islamik, te huajt nxituan te largoheshin kush e kush me pare. Eksodi i turisteve ngjalli menjehere tek vendasit friken e asaj qe do te pasonte: a do ta fshinin te huajt vendin nga harta e preferencave te tyre turistike? Ne vitin 2012, nje vit pas shperthimeve ne Marakesh ku humben jeten 15 vete, numri i britanikeve qe zgjodhen t’i kalonin pushimet ne Marok u rrit me 51.000 dhe ndoqi te njejten tendence pergjate vitit te kaluar, duke mberritur shifren e 460.000 vizitoreve.

Shembulli ilustron me se miri ate çfare tregojne te dhenat ne total: industria e turizmit vuan me shume nga probleme te sigurise te shtrira ne kohe, siç kane ndodhur ne Egjipt, sesa nga sulmet e veçuara terroriste.

/Telegrafi/