Ekonomia shqiptare jo prodhuese, te varur nga eksporti i lendeve te para

Ekspertet mendojne se varesia e larte e eksporteve te nafta dhe pasurite e tjera natyrore tregon prapambetjen e ekonomise shqiptare.

“Shqiperia me se pari nuk ka ditur te ndertoje nje ekonomi produktive, e cila prodhon mallra konkurruese me vlere te larte te shtuar”, shprehet Ilir Ciko.

“Ne kemi 25 vjet qe flasim per eksportet, por shume pak kemi bere per industrializimin e vendit dhe mbetemi te lendet e para”, thote Civici. Çmimet e lendeve te para ne tregjet boterore kane luhatje te larte. Kjo i ben eksportet shqiptare me te paqendrueshme nga vendet e tjera.

“Po te shikosh vitin e kaluar eksportet e vendeve te rajonit u rriten te gjitha me 8 deri ne 10 per qind, kurse tonat rane”, shprehet Ciko.

Sipas BERZH, Shqiperia eshte vendi me peshen me te ulet te eksporteve industriale ne Ballkan dhe paralelisht produktet qe ajo shet jashte permbajne pak vlere te shtuar.

Ne duhet te shikojme rritjen e eksporteve ne ato dege, ne ato struktura te ekonomise, ku ka prodhim me natyre industriale, ku ka prodhim te madh, ku ka prodhim me vlere te larte te shtuar”, shprehet Civici.

Eksportet ne tremujorin e pare rane me 8.6 per qind krahasuar me vjet per shkak te uljes se çmimit te naftes dhe falimentimit te Kurum.

/Top-Channel