Ekskursionisti zbulon nje shpate vikinge 1200-vjeçare

Nje shpate eshte gjeja e fundit qe mund te mendonit se do te gjenit gjate nje ekskursioni, aq me teper kur eshte me shume se nje mijevjeçar e vjeter.

Kjo i ndodhi Goran Olsen-it ne Norvegji, i cili hasi ne nje shpate 1200-vjeçare ndersa po bente ecje te lire ne nje rruge antike. Olsen, autori i zbulimit te pzakonte, ndaloi per nje pushim ne Haukeli, nje zone rreth 250 kilometra larg kryeqytetit Oslo, e njohur per peshkim dhe gjueti.

Zbulimi, i cili daton rreth vitit 750 te Eres Sone dhe qe eshte ne gjendje shume te mire, u be me dije nga Keshilli i Kontese se Hordaland-it. Nje nga konservatoret e kontese Per Morten Ekerhovd e pershkroi zbulimin si “te jashtezakonshem”:

sw 1

“Eshte gati e pazakonte te gjesh gjurme nga epoka e Vikingeve, te cilat jane te ruajtura kaq mire…madje mund te perdoret edhe sot nese e mpreh mire tehun e shpates,” tha ai per CNN.

Shpata e ndryshkur u gjet nen disa skembinj ne nje rrugice te njohur pergjate nje pllaje malore, e cila shtrihet nga pjesa perendimore deri ne ate lindore te Norvegjise. Gjashte muaj te vitit pllaja mbulohet me bore dhe ngrica  , gje e cila ka kontribuar edhe ne gjendjen jashtezakonisht te mire te armes, duke mos qene e  ekspozuar ndaj lageshtires ne vere.

E gjate 77 centimetra, shpata veresohet te jete 1265 vjeç dhe mendohet qe i perkiste nje udhetari, i cili  mund te kete pesuar nje aksident ose eshte ngujuar ne zonen me grica gjate atij shtegu.

“Jemi vertet te lumtur qe ky person e gjeti shpaten dhe e dorezoi te ne,” ka thene Ekerhovd. “Ajo do te hedhe drite ne histroine tone te hershme. Eshte nje shembull shume i vyer i i epokes se Vikingeve.”