Eksperti i Harvardit: Kush e pengon ekonomine shqiptare

 

Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi eshte i varur prej korrupsionit dhe çeshtjes se pronave. Ky ka qene apeli i Ricardo Hausman, Drejtor i Qendres Kerkimore per Zhvillim ne Harvard i bere ne konferencen “Rritja ekonomike ne Shqiperi. Hausman ngriti si shqetesim edhe situaten fiskale si dhe sistemin energjitik.
“Kur erdha ketu vura re disa probleme midis situates fiskale te paqendrueshme si dhe sistemi energjitik ne veshtiresi. Por pavaresisht kesaj pashe edhe mundesi zhvillimi por qe mund te realizohen vetem nese luftohet korrupsioni dhe zgjidhet ceshtja e pronave. Nga ajo qe vleresuam kuptuam se eksportet jane nje burim rritje per ekonomine shqiptare. Gjithashtu edhe turizmi, por ky sektor kerkon nje koordinim te madh dhe plotesim te shume kritereve si, mjedis i paster, rend, siguri, uje. Nje tjeter ide qe mund te ndikoj ne zhvillim eshte edhe ndertimi i nje banke zhvillimi e cila mund te sherbej si vleresuese risku”, tha ai.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj theksoi se qeveria ne 300 ditet e ardhshme do te kete si prioritet zhvillimin e zonave industriale.
Ne kete aktivitet merrnin pjese edhe Ministri i Financave Shkelqim Cani, Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, Tahseen Sayed e Bankes Boterore, Fabio Serri i BERZH e te tjere perfaqesues te institucioneve te rendesishme te vendit dhe nderkombetare.