Ekzekutimi i Collakut. Policia: “Jemi prane zbardhjes”

Policia e Durresit njoftoi arrestimin e nje personi te lidhur me vrasjen e Gazmend Çollakut dhe thote se eshte prane zbardhjes perfundimtare te ngjarjes.

40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng me 6 janar qytetin e Durresit dhe nje dite me pas eshte gjetur i vdekur dhe i lidhur me kembe e duar ne afersi te fshatit Murqin te Krujes.

Per kete vrasje, Policia e Durresit nisi hetimet intensive dhe tashme thote se ka arrestuar nje person te dyshuar si autor te ngjarjes, identitetin e te cilit nuk e ben publik per shkaqe hetimore.

Viktima ishte qelluar me arme ne koke dhe fillimisht mendohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dy te rinjve, Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, ngjarje e ndodhur ne muajin dhjetor prane hyrjes se Portit te Durresit.

Çollaku u mor peng nga persona te veshur me uniforma policie dhe deshmitaret ne vendngjarje menduan se behej fjale per nje shoqerim te tij.

Çollaku rezulton nje person me precedente penale. Ne 2 mars te 2008-es, pas nje sherri banal mes te rinjsh ne disko “Riviera” ne lagjen numer 1 te Durresit, Gazment Çollaku plagosi rene me arme zjarri shtetasin Kreshnik Balla. Ai u kap pas disa muajsh arratie ne nje apartament ne plazhin e Golemit.

Per kete veper penale si dhe per mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve, Gjykata e Durresit e denoi ne shkurt te vitit 2009 me 2 vite e 4 muaj burgim. Vetem nje vit me pas, ne mars te 2010, Çollaku ne gjendje lirie arrestohet dhe denohet me 4 muaj burg per armembajtje pa leje.

Ne rastin e plagosjes, prokuroria e akuzoi edhe per falsifikim dokumentash pasi ne banese iu gjeten karta identiteti dhe patenta italiane false, por gjykata nuk i vleresoi si prove per ta denuar per shkak se nuk provohej perdorimi i tyre.

Policia po punon per zbardhjen e krimit te rende dhe po kryen hetime mbi te shkuaren kriminale te Çollakut. Pista kryesore e krimit mbetet ajo e larjes se hesapeve.