‘Elbasan Arena’ drejt perfundimit. Vishet Kuq e Zi

“Elbasan Arena” po merr forme me konturet e kombetares per te qene gati per ndeshjen e inagurimit qe do te shikoje kuqezinjte perballe Danimarkes. Punimet ne stadiumin ku Shqiperia do te luaje ndeshjen e pare eliminatore te shtepise per Euro 2016, vazhdojne me intensitet te larte. Gjate diteve te fundit ka nisur montimi i stolave me ngjyrat kuqezi siç demonstrojne edhe imazhet pasi deri ne ndertimin e stadiumit te ri kombetar ne Tirane, “Elbasan Arena” do te jete shtepia e re e kombetares se futbollit. Kompleksi i vjeter “Ruzhdi Bizhuta” iu nenshtrua rikonstruksionit per nje stadium te ri qe duhet te perfundoje deri ne daten 11 Tetor kur do te inagurohet edhe me sfiden eliminatore kunder Danimarkes. Stadiumi eshte inspektuar disa here nga kryeministri Edi Rama por edhe nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, te cilet kane premtuar se “Elbasan Arena” do te jete gati ne kohe per te pritur sfiden e pare te Grupit I ne Shqiperi.