Elbasani nen rrethim. Policia publikon masat per derbin Partizani – Tirana

Lidhur me artikullin:

Mbi 300 forca policore per te garantuar mbarevajtjen normale te ndeshjes me te nxehte te futbollit Shqiptar dhe nje plan i detajuar masash per Partizani – Tirana. Policia e Elbasanit ku do te zhvillohet edhe ndeshja ka bere te ditur masat organizative per sigurimin e rendit dhe qetesise per nje zhvillim sa me normal te derbit ne Elbasan Arena per te cilin ben te ditur se do te angazhoen 300 punonjes te policise nga Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, komisariatet vartese te saj si edhe FNSH.

Padyshim te rendesishme instruksionet per te gjithe tifozet qe do t’i drejtohen stadiumit per te ndjekur nga afer ndeshjen me policine qe paralajmeron qe te jene te pajisur me biletat perkatese, si dhe kartat e identitetit, nderkohe qe ne hyrjen ne stadium nuk duhet te kene me vete, sende te forta, shishe te cfaredolloji ashtu si dhe metale te cfaredolloji ku bejne pjese dhe monedhat apo celesa te ndryshem pasi ne te kundert nuk do te lejohen ne stadium ku ne hyrje do te kete kontrolle te imtesishme.

Gjithashtu Policia ben te ditur se duke nisur nga ora 17:00 kete te diele nuk do te lejohet parkimi i automjetjeve perreth dhe perballe Elbasan Arenes. Gjithashtu edhe lokalet qe ndodhen ne afersite stadiumit duhet te marrin masa qe nga ora 17:00 dhe deri ne perfundinm te ndeshjes te jene te mbyllura. Duke shpresuar ne mirekuptimin e qytetareve Elbasanas, policia i ka ftuar qe kete te diele te minimizojne levizjet me automjet brenda qytetit cka do te ishte nje ndihmese e madhe per zhvillimin normal te aktivitetit. Nderkohe edhe policia e kryeqytetit eshte angazhuar per mbarevajtjen e udhetimit te grupeve te tifozerive drejt Elbasanit duke bere te ditur se autobuzet e tifozeve te Partizanit dhe Tiranes do te shoqerohen pergjate rruges nga forca policore duke evituar perplasje te mundshme gjate rruges.