Elis Bakaj: “Transferimi te Split nje gabim. Nje dite do te kthehem te Tirana”

Lidhur me artikullin:

Elis Bakaj eshte nje futbollist i lire. Aventura te RNK Split ku u transferua veren e kaluar nga Tirana nuk ka respektuar pritshmerite, me fantazistin 29-vjecar, nje nder elementet me cilesore te prodhuar nga kampionati shqiptar ne keto 15 vitet e fundit qe eshte detyruar te ndaje rruget shpejt me skuadren kroate si pasoje e problemeve financiare te klubit nga Spliti.

“Kisha kontrate dy vjecare, por ekipi kishte probleme financiare. Nuk eshte se u largova vetem une, ishin larguar dhe te tjere dhe ka ende futbolliste qe po ikin. Kur lojtaret nuk paguhen eshte e veshtire qe nje ekip te ece perpara, ishin thjesht probleme financiare”.

Nje zgjedhje e gabuar qe mund te ishte evituar, me Bakaj qe e pranon se para transferimit duhej te ishte konsultuar me futbolliste shqiptare qe kane luajtur te RNK Split, ndoshta Rrahmani qe ishte aty sezonin e shkuar apo Cikalleshi qe u largua dy vjet me pare.

“Nuk e dija qe kishte keto probleme, pasi po ta dija nuk do te kisha shkuar, pasi kisha dhe oferta te tjera, megjithate gabova pasi duhej te kisha folur me pare edhe me futbolliste shqiptare qe kane qene ne Split per ti pyetyr per gjendjen e klubit”.

Ofertat nuk i mungojne dhe Bakaj eshte i sigurt se do te gjeje sistemimin e duhur ne Janar, e madje zbulon dhe pistat me te mundshme per te ardhmen afatshkurter ne baze te ofertave qe ka ne dore.

“Ne keto momente jam ne bisedime me 2-3 ekipe, ne Qipro, Bjellorusi apo Lituani. Eshte heret per te folur pasi ka dhe nje muaj e gjysme kohe nga merkato e Janarit, por kam besim se do gjej nje ekip te mire qe te kete nje siguri financiare.”

54 paraqitje dhe 27 gola ne sezonet 2014-2016 me Tiranen, lider i saj me nje marredhenie speciale me tifozerine, eshte thuajse e panevojshme te thuhet se zemra e Bakajt, eshte bardheblu.

“Une kam kaluar dy vjet te Tirana, kam shoke dhe miq aty, jam ndjere shume mire te ky ekip, dhe do jem gjithmone tifoz i Tiranes”.

Prezenca e tij ne kryeqytet dhe lajmi se eshte i lire, ka ushqyer endrrat e tifozeve se ndoshta mund te jete Bakaj goditja e madhe e Janarit, pergjigja e Bakajt nese do te rikthehet nje dite, e le nje spirale shprese.

“Nje dite do te rikthehem te Tirana, nuk e di kur do te ndodhe kjo, mund te ndodhe neser, pas dy apo pas pese vjetesh, kete nuk mund ta them.”