Emaili i dyte kercenues. “Nuk i kemi harruar vuajtjet e myslimaneve ne Kosove”

Lidhur me artikullin:

Persona te paidentifikuar qe kane ne perdorim [email protected], qe dy dite pas sulmeve terroriste ne Paris, derguan nje e­mail kercenues ne redaksite e disa gazetave dhe televizioneve ne vend, pranojne autoresine.

“GSH” ka komunikuar permes adreses me ane te se te ciles mberriti mesazhi dhe ka marre prej saj konfirmimin se jane pikerisht ata qe kane derguar e­mailin; jo vetem ne mediat shqiptare, por edhe ato nderkombetare. Nga adresa ne fjale ka mberritur pergjigjja se, mesazhi ishte pergezim per sulmet ne Paris, pasi sipas tyre, Franca ka sulmuar shtetin e besimtareve dhe ka vrare gra e femije, si dhe mbeshtet fyerjet ndaj profetit. Madje, serish grupimi ne fjale kercenon kur shprehet se “ka ardhur koha per hakmarrje te fuqishme”, dhe teksa rendit shume vende, thekson se shume vende te tjera pas Frances do preken nga flaket e luftes. Ne fakt, lidhur me e­mailin kercenues, prokuroria ka nisur hetimet per vepren penale te “veprimeve qe nxisin terror”.

Mesazhi i plote

“Mesazhi yne u eshte derguar disa mediave shqiptare dhe nderkombetare. Mesazhi yne ishte pergezim per sulmet e fundit ne Paris, pasi Franca po e sulmon shtetin e besimtareve duke vrare gra dhe femije dhe mbeshtet fyerjet ndaj profetit tone alejhi selam. E gjithe bota eshte ngritur ne kembe per disa te vrare ne Paris, ndersa askush nuk e permend gjenocidin francez ndaj myslimaneve ne Algjeri. Mesazhi yne ishte edhe paralajmerim per kryqtaret ne lindje dhe perendim, se kjo qe ndodhi ne Paris eshte vetem fillimi dhe se ne nuk i kemi harruar masakrat, vuajtjet, torturat, dhunimet dhe debimet e myslimaneve ne Bosnje, Algjeri, Kosove, Burma, Kaukaz, Osturkistan, Filipine e shume vende te tjera. Ky mesazh shkon edhe deri tek ata njerez si K. M…oviç (jep emrin e plote), qe fyejne Zotin tone dhe profetin tone alejhi selam. Te mos mendojne kryqtaret ne lindje dhe perendim se ushtaret e Hilafetit i kane harruar te gjitha keto, dhe se ka ardhur koha per hakmarrje te fuqishme. Francen e presin dite shume te veshtira, ngase ky ishte vetem nje paralajmerim. Amerika, Britania, Rusia, Maqedonia, Kosova, Bosnja, Serbia, Italia, Portugalia, Spanja, Gjermania, Belgjika dhe vende te tjera do te preken po ashtu nga flaket e luftes. Une ketu po e shfrytezoj rastin qe t’u bej thirrje myslimaneve shqiptare ne Kosove dhe Maqedoni, qe te qendrojne larg institucioneve feleshuese­kriminale dhe nga vendbanimet dhe qytetet e banuara nga popullata kryqtare­ortodokse! Dhe gjithe vellezerve ne trevat tona qe e perkrahin Hilafetin, u bej thirrje te behen gati dhe te godasin feleshuesit dhe kryqtaret kudo ku jane. Dhe e tere krenaria i takon Allahut, te derguarit te Tij dhe besimtareve!”

/gazeta shqiptare