Emaili kercenues Tahirit, arrestohet nje i dyshuar dhe nje ne kerkim

Policia e Tiranes ka njoftuar shoqerimin e nje personi dhe shpalljen ne kerkim te nje tjetri, te cilet dyshohet se i kane derguar nje e-mail kercenues ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri.

Mesazhi eshte derguar nga nje adrese me emrin “Brigadat e Kuqe” ne oren 10:44 te paradites se te shtunes dhe permbajtja e tij nuk lidhet me ideologjine e ketyre grupeve komuniste, por percjell nje mesazh kercenues me prapavije fetare dhe ne te lihet te kuptohet se pas sulmeve ne Paris, eshte radha e Tiranes.

Ne email shkruhej:“Tani e keni radhen ju! Filloi lufta e shenjte ndaj atyre qe jane perfshire ne luften kunder shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjezoheni para Allahut”, shkruhet ne mesazh.

/Top-Channel/