Emil Lamprecht – Bashkohuni me mua dhe Yunus Social Business Accelerator. Inovacioni social buron nga zonat ne nevoje. Potenciali eshte aty!

Interviste ekskluzive per BusinessMag.al me Emil Lamprecht.

Ekspert i Google – Kryesues ne pershpejtues biznesesh – Keshillues Startup-esh

 

Pak fjale per:

Programi i Pershpejtimit te Biznesit Social (Business Accelerator) ose Yunus Social Business Accelerator.

Trajnim praktik per biznesin dhe sipermarrjen + keshillim nga eksperte shqiptare dhe te huaj + mundesi per te testuar modelin e biznesit + mundesi investimi deri ne 350,000 euro! = Programi i Pershpejtimit #YSBBalkans #Accelerator

Nese keni nje iniciative biznesi/ startup me impakt social apo mjedisor dhe deshironi ta zhvilloni ate, Yunus Social Business Balkans ve ne dispozicion programin 4 mujor te zhvillimit si dhe instrumentin e financimit. Informohu ose APLIKO online deri me 30 Shtator ne linkun http://application.yunussb.com/balkans2015

 

Pershendetje Z. Lamprecht,

Lexuam ne permbledhjen tuaj ne LinkedIn qe “misioni juaj i ri eshte Biznesi Social” – Ka nje arsye per kete?
Biznesi social eshte vertet pika e arhdhshme logjike ne punen time. Nder vite jam fokusuar ne proçesin se si te ndertoj biznese qe gjenerojne te ardhura nga produkte apo sherbime te cilat zgjidhin probleme te caktuara. Duke e bere kete per ide te medha dhe tregje me konsumatore aktive eshte diçka e bukur, por personalisht jam ndier shume me teper i ekzaltuar nga kompanite qe kerkojne te bejne ndryshim thelbesor ne bote. Me njohurite e mia arrij ti jap zgjidhje problemeve te veshtira ne menyre efektive dhe te qendrueshme, ndaj do preferoja tashme te mesoja ti perdorja ato per te zgjidhur çeshtje te verteta sociale dhe ekonomike dhe jo ti le ti sherbejne vetem mbushjes se xhepave te ndonje CEO-je apo investitori. E shoh Biznesin Social si makinerine nepermjet te ciles mund te testoj kete forme pershtatjeje, ndaj ky eshte misioni im i ri!

Duke pasur nje pervoje boterore ne keshillimin e startup-eve, mund te na tregoni diçka me teper per impaktin e tyre?
Per te krijuar nje produkt, sherbim apo kompani te suksesshme, nevojitet te njihni nje problem, te kuptoni metodat aktuale qe njerezit perdorin per ti dhene zgjidhje ketij problemi dhe me pas te siguroni nje zgjidhje oportune, me efektive per ta zgjidhur ju ate problem. Ne kete kendveshtrim, kompanite me te cilat kam punuar kane pasur nje impakt ne disa sektore si lokalisht ashtu edhe globalisht. Si nje projekt me impakt mund te permend kety projektin tim te fundit, CareerFoundry. Nje kompani edukimi e fokusuar tek edukimi per karrieren ne fusha ku ka mundesi te medha punesimi. Ne pame nje problem, ku shume njerez ne bote edukohen per punera ne industri ku rritja eshte minimale.
Ky problem ka 2 rezultate:
Njerezit nuk e pelqejne punen e tyre dhe shpesh nuk bejne perpara si profesioniste pasi nuk ka hapesira zhvillimi
Shifrat e papunesise rriten pasi njerezit trajnohen per punera qe nuk ekzistojne.
Nderkohe qe zgjidhja jone nuk ishte e prere per nje biznes social, ne deshironim te benim te mundur qe edukimi te funksionoje bazuar ne nje teknologji qe e bente te aksesushem globalisht. Struktura qe zgjodhem na lejoi te beheshim nje furnizues per individe nga e gjithe bota, per agjencite e punesimit ne Europe dhe ne patem mundesine te siguronim programe mbeshtetjeje (burse) per disa rajone ku individet nuk mundeshin t’ja lejonin vetes kete sherbim sipas kerkesave te tyre. Deri me tani ne kemi ndihmuar 1000 persona ne gjithe boten te jene zhvillues apo dizenjues faqesh interneti (website Developers) te afte per pune dhe shpresojme te shumefishojme kete numer me 10 here ne 2 vitet e ardhshme.

Nese do te flisnim me shifra, sa eshte norma e suksesit ne % e startup-eve?
Fillimisht eshte e rendesishme te percaktojme çfare eshte nje ‘startup’. Nje ‘startup’ eshte nje biznes qe nuk eshte i qendrueshem ende. Çka do te thote qe shifrat nuk jane edhe aq te ‘kendshme’, duke pasur parasysh se edhe platforma multi-milionere te tilla si SoundCloud jane akoma ‘startup’. Nderkohe qe industria priret te shprehet se “vetem 30% e startup-eve mbijetojne” kjo mund te çoje ne drejtim te gabuar pasi mund te mendohet se tek te gjitha ato eshte investuar dhe nuk ja kane dale. Por sipas parashikimeve te mia (nje perspektive personale bazuar ne te dhenat e mbledhura nga une) te shifrave ne nivel global mund te them qe:
Startup-et te cilat mbijetojne nga faza e konceptimit deri ne fazen e krijimit dhe te nje finanimi fillestar ne nje faze te hershme – 1%. Startup-et te cilat mbijetojne nga faza e themelimit dhe financimit ne faze te hershme deri ne nje faze ‘early traction’ – 30%. Startup-et te cilat kalojne nga faza ‘early traction’ ne fazen e nje biznesi ku gjenerojne te ardhura pozitive – 10%. Pra, kjo do te thote qe rreth 3 ne 100 startup-e qe krijohen do te kthehen ne biznese te suksesshme. Keto shifra nuk jane statistikisht te vlefshme pasi te dhenat e mia personale jane pak, por raporte me te zgjeruara mbi ekosistemin e startup-eve tek Compass.co

Cilat hapa duhet te ndjeke nje startup nga konceptimi deri ne nje biznes te suksesshem?
Themeluesit duhet te mesojne te perkushtohen per te kuptuar klientet e tyre. Jo vetem nevojat e tyre, deshirat apo zakonet por edhe psikologjine e klientit, frikerat dhe motivacionet. Gjithçka duhet te mesoni per nje produkt – pjeset perberese te tij, si ta shisni, per çfare çmimi mund ta shisni – jane gjera te cilat duhet ti keni te qarta dhe jo ti hamendesoni, duhet ti siguroni nga testimi i supozimeve tuaja. Dhe ku mund ta beni kete me mire se sa me njerezit te cileve pretendoni se do ju sherbeni duke iu zgjidhur nje problem? Nese te gjithe themeluesit ne gjithe boten do te perdornin kete mentalitet, dhe dua te them qe vertet do ti dedikonin veten per te kuptuar nevojat dhe psikologjine e konsumatorit, atehere jo vetem qe çdo biznes do te kishte nje impakt me te perqendruar, por sigurisht qe normat e suksesit do te ishin jashtezakonisht te larta.

Mendoni qe disa shtete te caktuar jane me premtuese per startup-et?
Sipermarrja eshte pjeserisht nje aftesi e lindur, por shoh gjithnje e me shume se ajo qe ka me shume rendesi eshte personaliteti i sipermarresit. Cilido me motivimin e duhur dhe vendosmeri mund te kthehet ne sipermarres nese do te qendroje i hapur, i etur per te mesuar dhe i prirur te kuptoje konsumatorin. Nuk do te veçoja nje shtet nga nje tjeter ne aspektin e potencialit, por do te pohoja se vetedija publike per sipermarrjen si nje çeshtje ndihmon njerezit qe te kuptojne se ajo eshte e mundur. Sa me shume vetedije apo ndergjegjesim te kete nje shtet, aq me shume njerez ne ate shtet do te duan ta provojne sipermarrjen. Kohet e fundit, vende te ndryshme te botes po kujdesen te orientohen drejt startup-eve te ndryshem ne varesi te nevojave sociale, infrastruktures qe kane, sistemit te edukimit dhe me rradhe; historikisht ne shohim inovacion te madh social qe buron nga zonat ne nevoje ne kohera te veshtira, dhe une besoj qe edhe ne ditet e sotme, potenciali eshte aty.

Çfare mendoni per ekosistemin e startup-eve ne Ballkan? Bazuar ne pervojen tende a shikoni mundesi premtuese per ide te medha biznesi?
Siç e permenda me siper, nje ekosistem eshte ajo qe njerezit bejne me te. Ndersa do te ishte e veshtire te zhvillosh nje kompani globale teknologjie ne hapesirat shqiptare, besoj se do te ishte shume me e lehte apo me potencial te zhvilloje kompani prodhimi, komunitete te vete qendrueshme apo biznese te ndryshme sociale apo eko ne kete vend. Por kete nuk e them se eshte e pamundur te krijosh kompani globale teknologjie, por dua te theksoj se sipermarresit balkanas duhet te fokusohen ne kapitalizimin e fuqive qe kane, dhe nevojat me te prekshme te klienteve te tyre. Ashtu si me te gjithe ekosistemet, nevojitet vendosmeri nga disa pak persona per te motivuar masat. Nese sipermarresit ne Ballkan duan te vazhdojne te zhvillojne dhe te ndertojne biznese sociale dhe te qendrueshme brenda rajonit, potenciali per te zgjidhur problemet e papunesise dhe te infrastruktures eshte i madh. Kjo do te thote qe ti hapni dyert ndaj çdo tipologji sipermarrjeje ne rajon, perfshire sektorin High-Tech.

Na flisni pak per Shqiperine; keni degjuar me pare per Startup-et shqiptare? Cila eshte pershtypja juaj e pare? Pritshmerite?
Sinqerisht qe prisja te vija ne Shqiperi dhe te mos gjeja asgje. Por vendi duket se po shikon mjaft aktivitete startup-esh, dhe kjo perfshin teknologjine dhe biznesin social mes te tjerave. Natyrisht qe Tirana ka qene ne fokus kryesor te aktiviteteve, por nepermjet Aceleratorit te Biznesit Social tek Yunus, dhe duke pare komunitete si Startup Grind, Meetup dhe Startup Weekend, po shikojme gjithmone e me teper interes ne te gjithe vendin.

Ne linkun me poshte mund te shikoni disa startup-e shqiptare te njohura boterisht:

http://www.startupranking.com/top/albania

Dhe persa i perket startup-eve ne Biznesin Social me poshte jane disa nga te preferuarit tane:

Shtëpia e zotërinjve

http://www.shtepiaezoterinjve.com/

Dentem

http://www.dentem.co/

Design By Pana

http://www.designbypana.com/

Gjithashtu mund të gjeni disa startup-e të tjera shqiptare në sektorin e agrikulturës si Saint George Valley Organic Farm dhe Farm to Table. Ju rekomandoj ti shikoni!

 

Kush është Emil Lamprecht?

Ndihmoj njerëzit të nisin biznese të reja.

Ndihmoj korporatat të mendojnë si startup-e.

Jam një marketer, lider mendimi UX, hack-er per rritje dhe produkte dhe folës mbi çështje të caktuara.

Kam ndihmuar në ndërtimin dhe dizenjimin e CareerdFoundry, dhe jam zhvillues programi pas Google Startup Launchpadx.

Biznesi Social është misioni im i ri, ndaj bashkohuni me mua dhe Yunus Foundation për të ndihmuar sipërmarrësit të ndryshojnë botën nëpërmjet zgjidhjeve të qëndrueshme të problemeve reale.

Jeta ime është udhëtim, frymëzim dhe aventurë.

Kërkoni në Google emrin tim për më shumë.