Enderra e Mark Zuckerberg te bashkoje njerezit, pavaresisht se kjo mund te doje miliarda

 

Drejtuesi ekzekutiv i Facebook Inc., Mark Zuckerberg tha se ai eshte i gatshem te harxhoje pa teklif vec te shperndaje sa me shume te jete e mundur aksesin ndaj internetit neper bote. 

“Ne ndjejme nje pergjegjesi te madhe per te sjelle internetin tek me shume njerez,” tha Zuckerberg gjate nje aktiviteti te organizuar nga Carlos Slim, kryetar emerituis i America Movil SAB ne Meksiko Siti.

“Edhe nese Facebook i duhet te shpenzoje miliarda per ta bere nje gje te tille te ndodhe,” tha ai. Aktualisht Facebook bashkon gati gjysmen e popullsise qe perdor internet me rrjetet e tyre sociale duke shenuar plot 1.3 miliarde perdorues.

Sa me shume njerez lidhen me internetin, aq me vend i krijohet Facebook per tu shtrire edhe me tej sidomos pas blerjes prej $1.9 miliarde te What’sApp nga ana e Facebook.