Enkelejd Zotaj dhe Darko Buldioski janë folësit e radhës në AllWeb Albania 2017

 

Folësit e radhës në Konferencën e Marketingut Dixhital AllWeb-Albania në Tiranë janë: 

Enkelejd Zotaj

Enkelejdi ka më shumë se 15 vite eksperiencë në teknologji. Si drejtor i Raiffeisen Bank, ai drejton një ekip prej 75 profesionistësh, duke mbështetur organizatën në transformimin dixhital dhe kulturor të saj.

Industria bankare po pëson një transformim radikal dhe teknologjia ka një rol të ri në thelbin e këtij ndryshimi. Vendosja e strukturave kulturore dhe organizative në mënyrën e duhur, të cilat do të lejojnë IT të përqafojë këtë rol dhe të bëhet një forcë lëvizëse e diferencimit dhe efikasitetit brenda organizatës është sfida kryesore.

Ai ka patur një gamë të gjerë rolesh drejtuese në projekte dhe iniciativa të rëndësishme strategjike. E fundit ka qenë drejtimi dhe sponsorizimi i projektit dixhital të transformimit për bankën, duke sjellë Raiffeisen ON, platformën dixhitale që u shërben të gjithë segmenteve, nga individët deri tek korporatat e mëdha. Transformimi dixhital dhe Raiffeisen ON janë prioriteti kryesor strategjik i bankës dhe gjendja aktuale është vetëm një hap në këtë proces.

Përveç kësaj, Enkelejdi është mbështetës i ekosistemit të inovacionit shqiptar duke lehtësuar sponsorizimin e shumë prej organizatave kryesore, si dhe merr pjesë në panele dhe juri të ndryshme.

Darko Buldioski

Darko është themelues i agjensisë së marketingut dixhital dhe komunikimit NewMediaMK si edhe një drejtor i programit të Konferencës ALLWEB. Ai ka përvojë pune në një shumëllojshmëri të projekteve të ndryshme në internet, duke përfshirë zhvillimin dhe zbatimin e faqeve të internetit, blogeve, rrjetet sociale dhe strategjitë e medias online. Ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar disa nga fushatat më inovative dixhitale dhe në mediat sociale në Ballkan.

Ai është një adoptues i hershëm, promovues dhe edukator. Posedon një mprehtësi në përdorimin e Web, eksperiencën e përdoruesit, dhe dizajnin e informacionit. Me NewMediaMK ai fitoi përvojë duke punuar për si për market e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.

Darko ka qenë për një kohë të gjatë edukator, pedagog dhe drejtues. Për më shumë se 10 vjet ai drejton Komuniakcii.net – një blog për median dhe marketingun shkruar në gjuhën maqedonase.

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park