Erdogan ndeshkon dhe futbollin turk

Edhe futbolli nuk i shpetoi spastrimeve ne Turqi, te ndermarra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pas grushtit te shtetit te deshtuar. Sipas njoftimit te Federates Turke te Futbollit, 94 gjyqtare jane larguar nga detyra. Mes profesionisteve te shkarkuar, spikat nje asistent i Superliges turke, i cili i shtohet arbitrave te kategorive me te uleta te futbollit ne vend.

Te gjithe dyshohen se jane perfshire ne grushtin e shtetit te 15 Korrikut te kaluar. “Federata e cilesoi te domosdoshme masen e shkarkimit nga detyra te 94 personave, mes te cileve gjyqtare te nivelit kombetar dhe rajonal dhe te asistenteve te tyre”, shkruhej ne deklaraten e Federates Turke. Masa ndeshkimore ndaj 94 ish-gjyqtareve dhe asistenteve te futbollit u morr pavaresisht se nuk ekzistojne prova te kontakteve te tyre me Fethullah Gulen, njeriu qe akuzohet nga presidenti i vendit, Erdogan si organizatori i grushtit te deshtuar te shtetit.

Vetem pak dite me pare, Federata Turke njoftoi se te gjithe anetaret e Komitetit kishin paraqitur doreheqjen, per ti hapur rrugen hetimeve per lidhje te mundshme me levizjen e Gulen.