ERE: Çmimi i energjise per konsumatoret qendron i njejte

Çmimi i energjise elektrike per konsumatoret nuk do te ndryshoje. Edhe per gjashtemujorin e dyte te vitit, tarifat per familjaret dhe biznesin do te mbeten keto qe jane aktualisht.

Enti pritet ta zyrtarizoje vendimin ne fund te muajit qershor. Por, edhe pse çmimi final i energjise per konsumatoret nuk do te levize, ERE pritet te ndryshoje tarifat qe perfitojne kompanite publike KESH, OSHEE dhe OST.

OSHEE, OST dhe KESH, ne gare per pjesen e luanit

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i energjise qe paguan konsumatoret, sipas Entit Rregullator te Energjise ishte 11.2 leke per çdo kilovat. Nga kjo tarife, KESH perfiton 3 leke, OST perfiton 0.68 leke per kilovat, ndersa OSHEE merr rreth 7 leke per kilovat/ore, duke perfshire dhe kostot qe kjo kompani paguan per importin.

Nga tarifa prej 3 lekesh qe perfiton KESH, rreth 1.5 leke jane shperblim per blerjen e energjise nga HEC-et private dhe importi. Nga 1 korriku te dy keto detyrime i kalojne OSHEE-se. Por pavaresisht kesaj, KESH ka kerkuar qe pjesa e saj e tarifes qe perfiton te mbetet e pandryshuar ne 3 leke. OSHEE ka kerkuar qe kjo pjese e tarifes t’i kaloje asaj, meqe detyrimin per blerjen e energjise nga HEC-et private do ta kete kjo kompani.

Burime nga Enti thone se kjo eshte çeshtja me e nxehte ne vendimin e ri per tarifat, i cili edhe kete here nuk do t’i ule çmimet per konsumatoret, por do te preke me shume kompanite publike.

/lexo.al