Erera super te shpejta krijojne nje “vrime drejtkendore” ne Diell

Erera super te shpejta krijojne nje “vrime drejtkendore” ne Diell

Nje anije hapesinore e NASAs ka bere nje zbulim surpeize ne siperfaqe te diellit: Nje vrime ne forme drejtkendeshi, ne atmosferen e jashtme te yllit. Drejtkendeshi i erret ne kete diell eshte njohur si ‘vrima koronale’ dhe eshte nje zone ku ererat diellore zgjaten nga dielli me shpejtesi marramendese.

NASA ka arritur te kape nje viedo te diellit ne forme drejtkendeshi. Vrima koronale duket ne erresire ne pamjen e NASAs pasi atje ka me pak material qe thith driten ne nivelin ultraviolete, kjo sipas shpjegimeve te NASAs. (Shikoni Videon)

“Brenda vrimes koronale mund te shihni rrathe te ndritshem ku plazma e nxehte qe e rrethon nga jashte, per shkak te fushes magnetike diellore, po ngjitet siper siperfaqes” shkruajne zyrtaret ne pershkrimin e videos.

“Per shkak se eshte pozicionuar ne jugun e larget te diellit, ka me pak shanse te ererat diellore te na ndikojne ne Toke”.

NASA dhe pajisjet e saj vezhguese jane ne vezhgim te panderprete te motit ne diellin tone. Ne vitin 2013, dielli pati pervojen kulmore te aktivitetit te tij, prej ciklit 11 vjecar.