Ergys Kace dhe PAOK po mendojne per rinovimin e kontrates

Lidhur me artikullin:

Ergys Kaçe cilesohet si nje nga mesfushoret me te mire ne radhet e PAOK dhe sipas mediave greke, ai eshte nje nga lojtaret qe mbetet ne qender te prjektit te klubit edhe per vitet e ardhshme. Sipas mediave te vendit fqinje, 23-vjeçari i lindur ne Korçe, Kaçe eshte nje xhol per mesfushen e trajnerit Vladimir Ivic, i cili do t’i besoje çelesat e mesfushes ne ndeshjen vendimtare te turit te trete paraeliminator te UEFA Champions League.

Kaçe nuk eshte grumbulluar ende me skuadren per fazen pergatitore ne Holande, por pas pushimeve ai do te vihet nen urdhrat e trajnerit per te nisur punen. Mediat greke bejne me dije se klubi ka gati edhe nje kontrate te re per mesfushorin, i cili po planifikon te hedhe firmen per te zgjatur bashkepunimin me klubin ku u rrit profesionalisht. Palet jane shume prane dhe PAOK kerkon qe ta blindoje talentin shqiptar.

Agjenti i lojtarit dhe PAOK do te bisedojne per te ardhmen gjate diteve te ardhshme dhe presidenti i klubit eshte gati t’i plotesoje kerkesat financiare per ta larguar nga merkatoja ku Kaçe vazhdon te kete kerkesa. Kontrata aktuale e mesfushorit kuqezi me klubin nga Selaniku skadon ne vitin 2017 dhe ne rast se palet nuk gjejne gjuhen e perbashket, atehere sezonin e ardhshem ai mund te largohet me parametrat zero.