Ergys Kace ne telashe te Viktoria Plzen. Drejtuesit e dergojne te skuadra e dyte

Lidhur me artikullin:

Ergys Kaçe po perjeton momentin me te veshtire te karrieres dhe po mendon seriozisht largimin nga Viktoria Plzeň prej merkatos se Janarit. Shkak eshte bere sjellja aspak normale e klubit çek me mesfushorin 23-vjeçar. Per shkak te problemeve qe ka me trajnerin, kuqeziu nuk luan ne kampionat prej me teper se nje muaji, ndersa ndeshja e fundit me Viktoria Plzeň ishte ajo e 3 Nentorit te kaluar kunder rumuneve te Astras.

Takimi i vlefshem per grupet e Europa League perfundoi ne barazim 1-1, ndersa Kaçe u aktivizua si titullar ndersa u largua nga fusha ne minuten e 62-te. Problemet e shqiptarit ne klubin nga Plzeni u bene publike nga mediat greke, pas tre diteve leje qe mori mesfushori, per te takuar familjen ne Greqi. Gjate qendrimit ne Selanik, drejtuesit e klubit nga Republika Çeke e detyruan 23-vjeçarin te stervitej me ekipin e dyte, ndersa situata agravoi prej fundjaves se kaluar.

Nga ekipi i dyte, Ergys Kaçe u detyrua qe te stervitet me studentet e akademise se futbollit te Viktoria Plzen, klubi i mori makinen qe ia kishte lene lojtarit ne perdorim, ndersa arriten deri aty sa nuk i japin pantofla per dushin pas stervitjeve.

Nje situate e paprecedente, e cila e ben te pashmangshem largimin e mesfushorit te Kombetares. Klubi i PAOK-ut eshte ne dijeni te situates, por nuk mund te beje asgje deri ne javen e pare te Dhjetor-it, kur ne Republiken Çeke perfundon edhe faza e pare e edicionit. Vendimi do te merret ne ate periudhe, me PAOK-un e Selanikut dhe Viktoria Plzen qe mund te prishin marreveshjen e huazimit, per ti dhene fund sjelljeve jashte çdo logjike ndaj Ergys Kaçe.