Ergys Kace, nga ‘ferri’ ne ‘parajse’ te Viktoria Plzen

Lidhur me artikullin:

Transferimi i Ergys Kace te Viktoria Plzen mund te kete qene befasues per shumkend, por ne pak jave ne klubin cek futbollisti i Kombetares shqiptare ka dhene nje shembull se si nje kampion mund te ringrihet edhe pas situatave te veshtira. Ne ditet e fundit te veres, pas aventures ne Euro 2016 me Shqiperine, Kace vihej para nje sfide te madhe. Kishte luajtur me shume se 100 ndeshje ne kampionatin grek, shumica prej tyre me Paok te Selanikut por situata me klubin grek ishte kthyer ne nje prove force me Paoku qe kerkonte rinovimin e kontrates duke i mohuar madje edhe aktivizimin. Kace rinovoi dhe zgjodhi te huazohej per nje vit te Viktoria Plzen, nje klub qe e njihte shume pak, per te hapur nje kapitull te ri ne karrieren e tij.

Si cdo fillim edhe ai ne Ceki mund te kete qene i veshtire por tani Kace po aktivizohet rregullisht te Viktoria Plzen, ka fituar vleresimin e shokeve te skuadres dhe trajnerit e madje ka shfaqur edhe aftesine per te shenuar. Pengesa e mosnjohjes se gjuhes u kalua menjehere pasi futbolli flet nje gjuhe universale dhe me aftesine e tij ne fushe vizionin e lojes dhe pasimet e tij Kace ka treguar se di te kuptohet nga te gjithe. 23-vjecari korcar e di se kjo eshte vetem nje faze e karrieres se tij te Plzen eshte i huazuar dhe edhe pse klubi cek mund te mbeshtetet te opsioni i blerjes se tij pas perfundimit te huazimit, vitin e ardhshem mund te jete diku tjeter, ndoshta ne nje emer te madh te futbollit europian.